Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë, të ashtuquajturin “Fronti i Adriatikut”.


Ata u grumbulluan e më pas u shoqëruan nga oficerë shqiptarë në kazermën ushtarake të Prizrenit. Aty u çarmatosën sëbashku me oficerët që i shoqëruan e iu dorëzuan Brigadës XXVII të divizionit të 45-të serb, e shquar për terrorin e ushtruar ndaj popullit shqiptar.


Shpërngulja u bë në dy etapa me tre grupe. Më 24 mars 1945 u nis grupi i parë me 3.700 vetë, i keqtrajtuar barbarisht nga brigada IX serbe gjatë rrugës me anije, e më pas gjetën vdekjen 65 vetë. Dy ditë më vonë u nis grupi i dytë me rreth 4.700 vetë. Në mesditën e 1 prillit ata mbërritën në qytetin e Tivarit, ku u masakruan masivisht. Më 27 mars 1945 u nis grupi i tretë me rreth 2.700 vetë, i cili mbërriti në Tivar më 2 prill, e nga ku më pas rreth 800 prej tyre u helmuan, shumica prej tyre gjeti vdekjen.


Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar u vranë e u masakruan rreth 2.947-3.447 shqiptarë, rreth 1.000 prej të cilëve gjatë rrugëtimit. /Muzeu Historik Kombetar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here