Ju ka ndodhur ndonjëherë të lini diçka në aeroport? Nëse është një shishe uji, punë e madhe, por nëse lini një parfum të shtrenjtë, kjo mund të jetë e dhimbshme. Në këtë rast, duhet të dini se keni mundësi të tjera.
Disa aeroporte kanë një Shërbim Kthimi të Sendeve të Konfiskuara. Ju mund të pyesni një punonjës të aeroportit se ku mund ta gjeni. Pasi të keni depozituar artikullin tuaj, ju keni një sasi të caktuar ditësh për ta marrë atë përsëri. Për shembull, në Manchester, keni 30 ditë. Gjithashtu, mund të zgjidhni që artikulli juaj të dërgohet në adresën tuaj nëse nuk planifikoni të ktheheni brenda një afati të caktuar.
Ju gjithashtu mund t’ia jepni një shoku që po ju përcjell ose ta lini në makinë. Kjo është arsyeja pse është gjithmonë më mirë të vini në aeroport pak më herët.
Ku shkojnë artikujt tuaj nëse i lini
Disa njerëz mund të mendojnë se anëtarët e stafit marrin sendet e tyre, por jo. Disa prej artikujve, si për shembull, një set me thika ose një çantë luksi, shkojnë në ankand dhe shiten online. Në shumë raste, mund të shiten me gjysmë çmimi.
Shumë gjëra shkojnë për bamirësi. Vullnetarët në disa vende të botës thonë se mund të mblidhen deri në 50,000 dollarë.
Disa aeroporte bëjnë një ekspozitë arti të sendeve të ndaluara
Ka gjithmonë një vend për artin. Për shembull, në vitin 2019 personeli në aeroportin e Lituanisë, në Vilnius, pati një ide gjeniale. Ata krijuan një pemë Krishtlindjesh me thikat dhe gërshërët e konfiskuara, për t’u treguar njerëzve sa të rezikshme mund të jenë.