6.1 C
Pristina
Thursday, May 6, 2021
Home KËSHILLA Nga problemet me tiroiden tek mungesa e hekurit; ç’tregojnë thonjët e dobët...

Nga problemet me tiroiden tek mungesa e hekurit; ç’tregojnë thonjët e dobët për shëndetin tuaj

Sipas Kolegjit Osteopatik Amerikan të Dermatologjisë (AOCD), thonjtë e brishtë ndahen në dy kategori: të thatë dhe të dobët ose të butë dhe të dobët.

Thonjtë e thatë dhe të dobët janë rezultat i mungesës së hidratimit. Ato zakonisht shkaktohen nga larja dhe tharja e përsëritur e duarve. Nga ana tjetër, thonjtë e butë dhe të dobët shkaktohen nga lagështia e tepërt, shpesh rezultat i ekspozimit ndaj detergjentëve, produkteve pastruese të shtëpisë dhe pastruesve të manikyrit.

Shkaqe të tjerë të thonjve të dobët përfshijnë:

Mosha: Thonjtë zakonisht ndryshojnë me rritjen në moshë.Teksa thonjtë e këmbëve zakonisht bëhen më të trashë dhe më të fortë, thonjtë e duarve bëhen të hollë.

Mungesa e hekurit: Kjo gjendje ndodh kur trupi nuk merr hekur mjaftueshëm, gjë që çon në nivele të ulëta të qelizave të kuqe të gjakut. Mjeku mund të masë nivelin e ferritinës dhe të sigurojë suplemente nëse konstatohet se keni nevojë.

Hipotiroidja: Së bashku me thonjtë e dobët, simptomat e niveleve të ulëta të tiroides mund të përfshijnë humbje të flokëve, lodhje, shtim në peshë, kapsllëk dhe depresion.

Sindroma e Raynaud: Një çrregullim i rrallë i enëve të gjakut, zakonisht në gishtat e duarve dhe të këmbëve. Kjo bën që enët e gjakut të ngushtohen kur jeni të ftohtë ose ndjeheni të stresuar. Kur kjo ndodh, gjaku nuk mund të dalë në sipërfaqen e lëkurës dhe zonat e prekura bëhen të bardha dhe blu.

Kjo gjendje mund të ndikojë te shëndeti i thonjve.

AOCD ofron një këshillë diagnostike për t’ju ndihmuar të përcaktoni nëse thonjtë e dobët janë shkaktuar nga një gjendje e brendshme ose nga faktorë të jashtëm të mjedisit: “Nëse thonjtë e duarve këputen dhe janë të dobët, por thonjtë e këmbëve janë të fortë, atëherë një faktor i jashtëm është shkaku.”

Si të mbroheni nga faktorët e jashtëm?

– përdorni krem për duart
– kur bëni punët e shtëpisë, si larja e enëve, vendosni doreza
– shmangni ekspozimin e zgjatur ndaj motit të ftohtë dhe të thatë
– mbajini thonjtë e shkurtër për të shmangur këputjen
– mos i mbani në gojë ose mos i kafshoni
– zgjidhni pastrues manikyri që nuk përmban aceton/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Historia e kanalit të Suezit i cili u inagurua nga shqiptari Ismail Pashai, pjesë e familjes së Khedive të Egjiptit dhe Sudanit

Kanali i Suezit shtrihet 120 milje nga Port Said në Detin Mesdhe në Egjipt në jug në qytetin e Suez. Kanali ndan...

“Nëse dëshiron që njëqind shqiptarë të heshtin, duhesh të vrasësh nëntëdhjetë e nëntë”

“Nga thëniet të cilat mbledhim nëpër lista të caktuara duhet përfshirë edhe ato të cilat nuk na pëlqejnë, por që i takojnë...

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në...

Camaj dhe Koliqi pjesë e spiunazhit të huaj, publikimi i Tares ndez debatin mes studiueseve

Studimi i publikuar së fundmi nga historiani Auron Tare për dy shkrimtarët e shquar shqiptarë, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, ka nxitur një...

Recent Comments