Demir Lusha lindur në Arras të Çidhnës Dibër, Demir Lusha bëri emër në fund të shekullit XIX në Çidhën, në tregimtarët gojorë thonë se nuk do t’i ishte dëgjuar zeri nëse Hoxholli i Dibrës nuk do t’i kishte vrarë vëllanë e madh, Stafën,
Demir Lusha sipas gojë dhënave ishte usta në përpunimin e gurit, por pas vrasjes së vëllait Stafes, la teskën dhe sharrën dhe u vnu në kërkim për të gjetur mbështetje që të hakmerrej kundër Hoxhollit.
Demir Lusha duke përfituar nga grindja që Hoxholli kishte me Mustafa Pashë Bushatlliun i ktheu sytë nga ky i fundit për të marrë gjakun e vëllait priste rastin, rasti ia dha vet Bushatlliu i Shkodrës i cili thirri krerët e Dibrës që t’i kthenin kundër Hoxhollit.
Mustafa Pashe Bushatlliu dërgoi ushtri për të mbrojtur Malësinë e Dibrës nën varësinë e tij, Bushatlliu kaloj Lumen dhe u fut në fshatrat Reç e Dardhe. Krerët e Dibër Sale Demir Alia, Xhafer Kaloshi, Demir Lusha, Hasan Koltraka, Aziz Dema i Homeshit e Sali Noka, i dolën për para dhe e kthen mbrapsht..
Në vitin 1812, Mustafa Bushatlliu thirri në Shkodër krerët e Dibrës.
Në delegacionin e krerëve të Dibrës bënte pjesë dhe Demir Lusha, thonë se Bushatlliu i provokon krerët e Dibrës duke pytur, sa shtepi ka Dibra?” – pyet Veziri.
Demir iu përgjigj “Dibra ka 10 shtëpi” cilat janë?” -pyeti Bushatlliu. ” Shtate teqe e tre oxhaqet.” Për tre oxhaqet Demiri e kishte fjalën për Xhilagen, Hysenagollin, dhe Karahasani. Duke anash kaluar Hoxhollin, Demir e la të kuptonte Bushatlliut se Hoxholli edhe pse dita dites po e zgjeronte sundimin e tij në Dibër, Dibranët jo vetëm nuk e vlesonin por ishin gati dhe të përballeshin me të.
Por Bushatlliu nuk e la me aq dhe ngacmon duke i thënë “Zanin t’a ndigjofsha por me sy mos te pafsha ma!” Demiri ia kthen me ironinë e Dibranve, Në shanë rraçet qe kam vesh, shan terzine, në shane trupin tim shan zotin, në shan mue, unë jam Demir Lusha.”
Demir Lusha diku në 1820, do të kthehet në Çidhën pasi kishte shërbyer në armatën e Ali Pashë Tepelenës, dhe me shpërblim mjaftë të këndshëm që kishte marrë nga Pashai i Tepelenës, si një usta që ishte dhe në ata që kishte parë dhe mësuar, mendoj që me shpenzimet e veta të ndërtojë një urë që lidhte Çidhnaket, në të majtë e në të djathtë të Drinit të zi, për dy shekuj ajo urë iu ka shërbyer popullit dhe mban emrin ura e Lushes. Dihet që në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës ka patur Dibran dhe Mirditore, Demir Lusha i ka shërbyer Ali Pashë Tepelenës dhe kur Ali Pasha kërkonte të eliminote armiqtë e brendëshme, dhe iu ka kërkuar që t’i vrisnin robërit, Demir Lusha ka refuzuar urdhrat e Pashait duke i thënë jepu armë pra t’i luftojë, nuk kam ardhur për të masakruar robër
Demir Lusha do të vritej në rrethimin 17 muajsh që iu be Ali Pashë Tepelenës, ku u vra pabesisht; në mes të vrarëve që gjenden pranë Ali Pashës ka qenë Demir Lusha e Met Dema i Homeshit. (Referuar gojë’dhënave të pleqve të Dibrës)
Përgatitur nga ; Ergen Alia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here