nga Altin Kocaqi
Qëndrimi zyrtarë i Tiranës për Arvanitët dhe prejardhjen e tyre nuk ndryshon aspak nga qëndrimi nacionalist i grekëve që i marrin si ‘të ardhur në këto troje dhe si rrjedhoje duhet të ulin kokën e të asimilohen’. Dokumentet që Kosta Biri kishte nxjerrë me kohë tregojnë se mbiemrat Vrana dhe Zguro gjenden në Peleponez që nga fundi antitkitetit, shek. VI pas Kr. Ekzistenca e shqiptarëve në këto troje e kishte trembur ‘matematikën’ e Fallmerayerit dhe Konstandin Sathas kur të dy arritën në përfundime se ‘shqiptarët gjenden në Sterea Elladha dhe në disa ishuj të Greqisë së sotme të paktën nga shek. VI me dyndjet sllave’. Matematika e këtyre dy dijetarëve të mençur nuk shkoj kurrë më shumë se kaq pasi në se do guxonin të thonin diçka akoma më vjetër dhe të pabazuar do përballeshin me jargavitjen e ‘ellinomanëve’ në Europë.
Në të vërtetë Rilindja Europiane duke kërkuar dritën nga errësira e ‘talibanizmi fetarë’ u kryengrit me ‘luterizmin’ kundër errësirës fetare për ta parë botën ndryeshe dhe jo me këndvështrimin që thoshte se ‘në se thua toka rrotullohet të pret turra e druve’. Arti europianë solli në skenë botën greko-romake si një botë me të zhvilluar nga ana e demokracisë dhe ky akt solli fillesën e marrosjes ‘pas kulturës greko romake’. Kjo marrosje do thellohej me kohën kur francezët, gjermanët dhe italianët do përhapnin, mes përkthimeve në gjuhët e tyre, botën e antikitetit. ‘Grekët’ nuk e kuptonin dhe as e kuptojnë akoma greqishten e vjetër edhe përse ajo është mbushur me fjalë të reja greke që kanë hyrë me traditën e dorërishkrimit të veprave të antikitit por të marrët, e rritur në errësirën e talibanizmit të krishterë’, nuk menduan kurrë se cila popullsi banonte në këto treva ndaj u vunë të rindërtonin Greqinë pa greke dhe ia dolën.
Në vitin 1855 Këshilli i Ministrave i Greqisë alarmohet pasi shohin se Greqia e stisur nuk kishte asnjë hero, asnjë lufte dhe asnjë histori nga shek. II para Krishtit e këtej. Ç u bënë greket? Për këtë paguhet me urdhër mbretëror Konstandin Sathas për ti zbuluar grekët dhe ai arrin në përfundime se ‘grekët e vjetër humbën por mbijetuan shqiptarët si vëllezërit e tyre’ . Konstandin Sathait i prihet rroga, sëmuret dhe vdes në mjerim. Vija e Paparigopulos triumfon. Popujt bizantinë na paskëshin qënë grekët ndërkohe që Perandoria Romake e Lindjes nuk kishte asnjë grek të vetëm në krye të saj. Roma e la greqishten si gjuhën e fesë që nga fillesat e saja por kjo gjuhë nuk ishte kurrë gjuha popullit që nga koha që e krijoj teknikisht Gorjas i ardhur nga Leondinët e Siqelisë ne Athinë me 427 para Kr.
Kthehemi tek pikënisja: Arvanitet gjenden kundo në Greqi duke filluar nga Thesalia, pasi Çamëria dihet se është Shqipëria e Poshtme, Atika, Peleponezi ishujt etj. Shtrirja demografike e kësaj popullsie nuk tregon ndonjë popullsi të ardhur ne këto troje pasi dhe në se erdhën atëherë ku shkuan grekët?! Nëse erdhën nga Shqiperia e sotme atëherë sa milion paska qënë kjo Shqiperi që të jenë shpërndarë shqiptarët kudo në Italinë e Jugut dhe në Greqi?
Mirë që ‘paskan ardhur’ në Sterea Ellada …po në Maqedoni dhe Thrakën e Brienëve dhe Komnenëve?
Ja se si flitet në Thrakën Lindore