Një vullkan në Islandë që hedh lavë mund të vazhdojë shfaqjen e tij spektakolare për vite me radhë, duke u bërë potencialisht një atraksion i ri turistik në ishullin e njohur, transmeton Indeksonline.
Mijëra Islandezë janë dyndur në vendin e shpërthimit në Gadishullin Reykjanes, rreth 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit për të parë shfaqjen.
Që nga shpërthimi fillestar, lava ka dalë vazhdimisht nga vullkani me një shpejtësi prej 5 deri në 10 metra kub në sekondë, tha profesori i vullkanologjisë në Universitetin e Islandës, Thorvaldur Thordarson, raporton East Bay Times.
Ai e krahasoi fluksin e lavës me atë të shpërthimit të Pu’u ‘O’o në Hawaii, i cili filloi në 1983 dhe vazhdoi të shpërthente për 35 vjet./Indeksonline/