Personeli mjekësor italian është zyrtarisht kandidat për çmimin “Nobel” për paqe për vitin 2021.

Italia u bë vendi i parë në Perëndim, i cili u përball me pandeminë globale  dhe gjatë 365 ditëve të këtij viti, kanë qenë mjekët, infermierët, të gjithë punonjësit në spitale e struktura shëndetësore, të cilët u përballen në linjë të parë me këtë emergjencë e rrëfyen për botën atë ç’ka po ndodhte në Itali.

Është hera e parë që personeli mjekësor i një shteti kandidohet për një çmim prestigjioz siç është “Nobeli” për paqen, i cili prej vitit 1901 mban emrin e filantropit e shkencëtarit kimist, Alfred Nobel.

“Personeli mjekësor italian është i pari në botën perëndimore që u përball me një emergjencë shumë serioze,  ndaj së cilës luftoi si në luftë me të gjitha  mjetet e mundshme mjekësore për të shpëtuar jetë e shpesh humbën jetën e tyre“, lexohet në motivimin e kësaj kandidature.

Kjo kandidaturë është prezantuar nga fondacioni “Gorbacov” nën firmën e amerikanes Lisa Clark, presidente e International Peace Bureau e përfaqësuese e fushatës ICAN-it për zhdukjen e armëve bëthamore, e cila aktualisht jeton në Itali në rajonin e Toskanës e personalisht ka punuar si vullnetare gjatë fazës më akute të pandemisë.

“Vetëmohimi i tyre gjatë vitit 2020 ishte prekës”, ka shkruar ajo.

“Diçka që nuk ndodhte prej dekadash e ngjante si në një libër përrallash. Personeli mjekësor italian nuk mendonte për veten, por për atë që mund të bënte me aftësitë e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish.”

“Nuk më pëlqen t’i quaj heronj. Janë gra e burra të shërbimit shëndetësor italianë, nga mëngjesi në mbrëmje pa u kursyer kurrë e vazhdojnë ta bëjnë”, është komenti i bërë për këtë kandidaturë nga ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Pas një viti të tmerrshëm, fshehur pas veshjeve mbrojtëse, me fytyrat me shenja nga puna shumëorëshe e maska mbi fytyrë, për mjekët e infermierët italianë vjen vlerësimi i kësaj kandidature të rëndësishme, çmim “Nobel” për paqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here