Halil Alia, në qoftë për nesër sot po vdesim.
Halil Alia, nuk pranojë të bashkëpunojë me komunistët.
Halil Alia, ju bëri thirrje të gjith atyre, që mos të bashkëpunojnë me komunistët të udhëhequr nga Dushan Mugosha e Miladin Popoviç.
Halil Alia, nuk pranojë që të vritet e të varet n’litar, si ata që u varën prej sistemit që vetë ata ndihmuan, instaluan në Shqipëri.
Halil Alia, e urrente komunizmin shumë duke e njohur atë nga afër, por më shumë urrente që komunistet ushehiqeshin nga Jugosllavët armikun shekullore të Shqiptarëve.
Halil Alia, nuk mund që të shpërbejë luftrat e patriotëve Shqiptarë kundra Jugosllavisë duke bashkëpunuar me ta për të vendosur regjimin komunist në Shqipëri.
Halil Alia, nuk mund të harronte që brez pasi brezi të parët e tij janë rritur jetim, viktimë e të cilës ishte dhe vetë ai.
Me stergjysh, gjysh, babe, xhaxha, t’varë në luftë kundra okupatorit Jugosllave.
Halil Alia, nuk pranojë që të bëhet pjesë e kasaphanes që do bëhej nga komunistët në popullin Shqiptar, përkundrazi ai e luftojë komunizmin deri në frymën e fundit të tij.
Halil Alia, luftën e tij kundra komunizmit e pagoi me jete.
Halil Alia, refuzojë të jetojë ne nje vend te izoluar, ai refuzojë të jetojë në një vend ku buka do merrej në dollap.
Halil Alia, ju ngjau të parëve tij që refuzonin okupatorët e huaj, luftonin dhe jepnin jetën për atdheun.
Halil Alia, ishte i racës Ilire duke dashuruar shumë që të jetojë në lirë, dhe mos të shohë atdheun e tij të izoluar, luftojë deri në fund.
Halil Alia, nuk pranojë që të tërhiqet zvarrë nga komunistët, por vdiq në këmbë si patriot dhe siç Shqiptarit i ka hije.
Ah, ndali bre qentë e Ballkanit, / ku po shkoni
Bre K’lyshet e Dushanit po a se dini se, Halil Alia,/ ka burra për fush t’mejdanit
Që kërkon ndera e shqipërisë,/
ka nji zemër si të luanit./
Halil Alia, refuzojë të bëhej viktimë e Dushan Mugoshës, e Miladin Popoviçit.
Halil Alia, sakrifikojë gjithçka që në Shqipëri mos të vendosej regjimi komuniste!
Ai luftojë që Shqipëria mos të izolohej!
Ai luftojë që Shqipëria mos të kishte viktimat që pati për 50 vjet.
Halil Alia, si të parët e tij refuzojë të jetojë ne robëri.
1944, në Dhjetor
Tuj ra shi e tu ra borë,
Pushkë e madhe n’Kolosian,
Në Kolosian t’Spahia,
Po lufton Halil Alia,
Petrit Dume shumë asgan,
Dil Halil i ka thanë,
Je n’bese der n’Tiran,
E Halili i a gërmue,
Unë një herë jam betue,
Pushkën kurrë mos m’lëshua,
Nuk luftoj me leprina,
Po kam qef burra trima,
Atëherë pushka po kercet,
300 burra me 7 vet,
Rifat Spahia nje Lumjan,
Sa i pabesë kishte qenë,
Kur kan dalë në oborr,
Breshëri qumash n’kraharor,
Halil Alia n’sokak i mbuluar krejt me gjak,
Një selam Dibrës i ka çue,
Ti moj Dibër moj qaj për mua,
Se Shqipnia ka më kërkuar,
Mbani mend ç’ju kam thënë,
Edhe këta që sot me vranë,
Shpejtë e shpejtë do bëhen,
Pishman.
Halil Alia, refuzojë të vritej pa armë në dorë.
Nga: Ergen Alia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here