Një mutacion i ri i COVID-19 është zbuluar së fundmi në Belgjikë nga Universiteti i Liege dhe aktualisht rreth 4% e infeksioneve në vend i referohen këtij mutacioni.

Tipi – B.1.214 u  zbuluar për herë të parë në janar dhe ai po monitorohet nga afër nga studiuesit, sipas një raporti në gazetën Le Soir.

”Aktualisht, janë raportuar rreth 100 raste të këtij varianti dhe nevojiten shumë më tepër për të zbuluar efektet e virusit. Por ne mund të shohim që gradualisht po rritet në Belgjikë, veçanërisht në Bruksel, Flemish Brabant dhe Eno “, tha Vincent Burs, profesor i gjenetikës dhe shef i laboratorit të analizës dhe sekuencave Sars-Cov-2 në Universitetin e Liege.

Ai shtoi se ky variant tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve sepse kishte një “mutacion që nuk ishte vërejtur kurrë më parë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here