Kur bëhet fjalë për elementet e përdorura te stolisja e kokës, te veshja e grave shqiptare nga treva e Medvegjës, këtë veshje e bënë me interes për ta studiuar edhe shamia që vishet në pjesën e prapme të kokës, e cila po ashtu qëndisej me motive të shumta, dhe mbulohej me Lakuriqin e Natës, të punuar me përkushtim dhe elegancë, duke përdorur rruza me ngjyra të ndryshme.


Sipas hulumtimeve shkencore është vërtetuar se Lakuriqët e Natës, janë gjitarët më jetëgjatë në botë, në krahasim me madhësinë e trupit të tyre, po ashtu janë mbrojtës të natyrës nga insektet.
Nga gjithë kjo mund të pohojmë se përdorimi i kësaj figure, si vrojtues të natës në këtë veshje, ka kuptimin dhe të jetëgjatësisë, mbrojtjes nga prapavija prej intrigave, pabesive dhe të këqijat që mund të vijnë nga njerëzit e ligë.

Marrë nga profili Qazim Namani në FaceBook. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here