Qyteti sicilian Troina, kohët e fundit hodhi një numër shtëpish të braktisura në treg, ndërsa Mussomeli dhe Zungoli janë vetëm disa nga vendet e tjera në Itali, që kanë nisur skema të ngjashme gjatë viteve të fundit.

Tani, blerja e shtëpive për €1 në

Por qyteti i shpopulluar i Laurenzana, i vendosur në rajonin Basilicata të Italisë Jugore, e ka veçuar veten nga konkurrenca duke zbutur disa nga rregullat për skemën e saj të pazarit, e cila filloi muajin e kaluar.
Ndërsa rregulloret mund të ndryshojnë pak në varësi të qytetit, skema të tilla zakonisht kërkojnë nga blerësit të dorëzojnë një garanci depozite, zakonisht midis €2,000 dhe €5,000, e cila u kthehet mbrapsht kur të përfundojë puna në pronën e tyre.
Sidoqoftë, ata që blejnë një nga shtëpitë e braktisura në këtë qytet italian nuk do të duhet të deklarojnë një depozitë kur të nënshkruajnë.

Tani, blerja e shtëpive për €1 në

“Ne duam t’i ndihmojmë të sapoardhurit të blejnë shtëpinë e ëndrrave të tyre pa e bërë të vështirë për ata që të ndjekin procedurat e lodhshme dhe kërkesat e shtrënguara,” shpjegon kryetari i bashkisë Michele Ungaro për CNN.

Në këtë rast, puna duhet të fillojë jo më shumë se tre muaj pas blerjes dhe duhet të përfundojë brenda tre vjetësh.
Blerësve u kërkohet gjithashtu të paraqesin një plan të hollësishëm të rimodelimit përpara se të merret në konsideratë oferta e tyre.
Në fakt, Ungaro rekomandon që ata që janë të interesuar të fillojnë të punojnë në një propozim para se të bien në kontakt me ekipin e tij.

“Ne jemi të mbytur me emaile që thonë vetëm: Unë dua të blej një shtëpi për një euro’, pa ndonjë detaj të mëtejshëm dhe kështu nuk do të arrijmë askund”, shpjegon ai. 

Tani, blerja e shtëpive për €1 në

“Synimet janë thelbësore. Do të ishte një ndihmë e madhe në përshpejtimin e procesit nëse blerësit e interesuar bien menjëherë në kontakt me një plan se çfarë ata synojnë të bëjnë me pronën e tyre të re dhe sa para planifikojnë të investojnë në stilin e ri.”

Shtëpitë e braktisura për shitje në Laurenzana vijnë në madhësi të ndryshme dhe sasia e kërkuar e punës për riparim gjithashtu ndryshon nga prona në pronë.

Tani, blerja e shtëpive për €1 në

Si rezultat, aplikantët inkurajohen të tregojnë përafërsisht për çfarë madhësie shtëpie janë të interesuar dhe për çfarë qëllimi, qoftë një shtëpi private verore, B&B apo dyqan, kështu që kryetari i bashkisë mund të caktojë një pronë që përputhet me nevojat e tyre. Shtëpitë në dispozicion variojnë nga 40 në 150 metra katrorë.
Megjithëse blerësit e ardhshëm do të pajisen me foto të shtëpisë, ata do të duhet të vizitojnë vetë pronën në mënyrë që të zyrtarizojnë shitjen.
Meqënëse shumë kufizime të udhëtimit janë ende në fuqi për shkak të pandemisë dhe pjesë të Italisë janë nën bllokim rajonal, nuk ka gjasa që ndonjë shitje të përpunohet brenda disa muajve të ardhshëm.

Sidoqoftë, Ungaro dëshiron ta bëjë skemën sa më tërheqëse të jetë e mundur në mënyrë që të joshë të sapoardhurit në qytet pasi kufijtë të jenë rihapur.


“Ne jemi gjithashtu të lumtur të shkurtojmë kostot e veprimit të blerjes,” shton ai. “Njerëzit nuk do të kenë nevojë të paguajnë një noter për €2,000, siç do ndodhte zakonisht për një formalitet të tillë ligjor, por sekretaria e bashkisë do të kujdeset që ata të paguajnë vetëm €300.”


Aktualisht, ka afërsisht 10 shtëpi të vjetra në qendrën historike në treg për një euro. Edhe pse ato u braktisën dekada më parë nga familjet vendase që migruan në kërkim të një të ardhme më të ndritur, kryetari i bashkisë thotë se janë akoma në gjendje të mirë. Ndërkohë, 40 ndërtesa të tjera të zbrazëta që kanë nevojë për mirëmbajtje kërkojnë gjithashtu pronarë të rinj t’i rregullojnë ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here