Një makinë e famshme Enigma, e përdorur nga nazistët për të kriptuar kodet dhe komunikimet gjatë Luftës së Dytë Botërore, u gjet në detin Baltik nga arkeologu detar gjerman, Florian Huber. Zbulimi ndodhi më 11 nëntorin e kaluar, ndërsa po zhvillohej një operacion pastrimi në shtratin e detit, raporton FAZ. Dekodimi i teknikës së tij të kriptimit në Londër lejoi aleatët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të përshpejtuar humbjen e Gjermanisë naziste.

Kjo mostër e Enigmës, një nga 400 makinat ende ekzistuese, sipas arkeologut gjerman do të ishte hedhur në det nga një anije në fillim të majit 1945, që përkon me kapitullimin gjerman. Pavarësisht nga prania e disa ekzemplarëve në botë, Enigma konsiderohet si një makineri e çmuar dhe e rrallë, aq sa një model M4 në 2017 u shit nga kompania e ankandeve Christie’s në Nju Jork për 500 000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here