Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2019
Gazeta prestigjioze franceze “Excelsior” ka botuar disa shkrime në lidhje me tërmetet e rënda që kanë tronditur Shqipërinë në vitet 1921, 1930 dhe 1931, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar :
Tërmeti i Shqipërisë
Banorët e Tepelenës në rrënojat e fshatit të tyre
Excelsior, e enjte, 24 shkurt 1921, Ballinë
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Një tërmet i tmerrshëm ka shkatërruar një krahinë të tërë të Shqipërisë. Disa qytete të vogla dhe shumë fshatra janë shkatërruar plotësisht. Shumë njerëz kanë gjetur vdekjen nën rrënoja. Të tjerët, duke mos dashur të lënë shtëpitë të tyre, kampojnë në gërmadha.”
Tërmeti i Vlorës në Shqipëri shkaktoi 60 të vdekur dhe 200 të plagosur
1.000 shtëpi të shkatërruara
Excelsior, e martë, 25 nëntor 1930, faqe n°5
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Londër, 24 nëntor. – Korrespondenti i Daily Telegraf në Vjenë i shkruan gazetës së tij se tërmeti i së premtes shkatërroi 1000 shtëpi në Vlorë, ku 30 njerëz u vranë dhe 200 u plagosën.
Në rajonin e afërt malor, tërmetet shkaktuan rrëshqitje të jashtëzakonshme dherash deri në luginat, duke vrarë kështu 30 njerëz.
Një numër i madh banorësh nga Vlora ikën të strehoheshin në fshat.”
Tërmeti i Shqipërisë
Excelsior, e premte, 20 shkurt 1931, faqe n°6
“Kisha e Korçës, e cila u shkatërrua pjesërisht nga tërmetet e fundit që shkatërruan Shqipërinë.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Një kamp të plagosurish në Korçë (Foto)
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Siç kemi raportuar, Shqipëria u shkatërrua përsëri nga një tërmet masiv që shkaktoi shumë të vdekur. Qyteti i Korçës është shkatërruar kryesisht dhe banorët janë detyruar të strehohen nën tenda.”