Në këtë periudhë të vitit, normalisht do të kishte shumë raste të gripit sezonal, mirëpo duket se këtë vit ka ndryshuar gjendja.

Teksa bota është fokusuar në Covid-19, gripi sezonal duket sikur është zhdukur pothuajse fare, shkruan “Today”.

Aktiviteti i gripit është jashtëzakonisht i ulët për këtë periudhë të vitit, thotë qendra për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Rastet me grip sezonal janë rekord i ri për shifra të ulëta dhe nuk po qarkullon mes njerëzve si do të ndodhte zakonisht.

Aktiviteti është kaq i ulët dhe ekspertët besojnë se ka të bëjë plotësisht me kujdesin që po kanë njerëzit si pasojnë e Covid-19.

Nga disa studime të bëra në SHBA, mes 1 tetorit të 2020 dhe 16 janarit 2021 ka pasur vetëm 136 persona që përfunduan në spital si pasojë e gripit sezonal në të gjithë SHBA-të.

Ndërsa vitin paraprak, nga tetori deri në shkurt, mbi 400,000 persona u shtrinë në spital nga gripi sezonal.

Edhe gripi sezonal, ndikon në organet e frymëmarrjes duke shkaktuar kollën, teshtimën, e në disa raste edhe probleme me frymëmarrje.

Mirëpo gripi sezonal është shumë më pak i rrezikshëm, prandaj edhe shumë persona e kalojnë lehtë çdo vit.

Respektimi i masave të distancës, maskave, pastrimi i duarve etj, kanë bërë që gripi të përhapet shumë më pak.

Zakonisht infektimi me gripin sezonal shkaktohet në shkolla, përmes fëmijëve.

Pasi që edhe fëmijët janë duke u shkolluar nga shtëpitë e tyre në shumicën e shteteve, edhe përhapja ishte jashtëzakonisht e ulët. /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here