Kur kreshnikët e Maleve të Shqipërisë së Epërme, hijeshonin me kostumet kombëtare Vjenën, kryeqytetin perandorak.Fotografuar në prill të vitit 1917, si pjesë e delegacionit shqiptar. Qëllimi i vizitës së delegacionit shqiptar ishte një takim nderimi me perandorin e ri Karl, si dhe për të bërë homazhe në varrin e perandorit Franc Jozefi.Me kostum kombëtar nga e majta: Gjelosh Gjoka, vojvoda i Kastratit; Vat Marashi, flamurtar i Shkrelit; Abdi Kola, flamurtar i Shoshit; Zef Ndoc Ndreca i Spaçit; Kapidan Ndue Gjoni nga Oroshi; Zenel Aga, vojvoda i Iballës, etj.Përfaqësues të Mirditës ishin: Kapidan Ndue Gjoni dhe Zef Ndoc Ndreca. Në përshkrimin e shkurtër biografik të bërë nga konsullata austriake ne Shqipëri, dërguar ministrit të jashtëm kontit Ottokar Czernin, shkruhet:• Kapidan Ndue Gjoni, vëllai i kapidan Marka Gjonit, kushëri i Preng Bib Dodës. Pasardhës i familjes së nderuar Gjomarkaj nga Oroshi. Përkrahes i monarkisë Austro-Hungareze. Mori pjesë në luftime kundër turqve, kundër rebelëve të Shijakut, kundra serbëve dhe kundër Esat Pashës.• Zef Ndoc Ndreca, ka qënë për shumë vite si mësues në shkollën e famullisë së Spaçit. Mori pjesë aktive në qëndresën kundër turqve, në luftën kundër serbëve dhe kundër Esat Pashës, të cilit i shkaktoj dëme të mëdha. Shqiptar nacionalist dhe simpatizant i monarkisë Austro-Hungareze. Mbajtës i kryqit të artë për merita të veçanta.| MIRDITA: Histori dhe aktualitet |

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here