Më poshtë ju sjellim një pjesë nga memorandumi serb për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore. Ky memorandim, apo ky plan zyrtar serb, është përpiluar nga intelegjenca dhe akademia serbe, e njohur edhe si ‘Shpërngulja e shqiptarëve’, përpiluar dhe hartuar nga akademiku fashist serb, Vaso Çubrilloviqit, kujton MekuliPress.
Ja një copëz e vogël e planit serb, shkruar nga akademiku-fashist serb:
“Më parë theksojmë se nuk duhet të kufizohemi në përçapjet diplomatike vetëm me Ankaranë, por duhet të përdoren të gjitha mjetet për ta bindur Tiranën që të pranojë një pjesë të të shpërngulurve.
Besoj se kjo punë në Tiranë do të ecë me vështirësi, sepse Italia do ta pengojë këtë proces, por të hollat luajnë rol të madh në Tiranë. Gjatë bisedimeve rreth kësaj çështje, duhet vënë në dijeni qeveria shqiptare se ne nuk do të ngurojmë nga asgjë për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje.