E dini përse ne kishim një Skënderbe dhe ishte e domosdoshme ta kishim dhe ende edhe sot,të rastisë të dëgjosh budallalliqe fjali si kjo”Kofsha turk e i biri turkit” dhe a e dini se pse rrumpallat “moderne” lavdrohen për sahan lëpirësit nga koha e perandorisë Osmane dhe mundohen që përmes kësaj loze të qelbur interesgjinjësh të na shesin Osmanofili?
Sepse kishte një “Budalla” që quhej Matthaios Asanēs Kantakouzēnos,nga një familje e madhe fisnikësh që po ashtu “kontestohet” nga dikush,por që ishte Shqiptare,nga Komnenët e i cili ishte udhëheqës/Perandor i Bizantit në atë kohë dhe i cili për inat ose për konkurrencë siq themi ne sot,të mbretërisë Bullgare bëri një gabim të madh historik dhe u hapi udhën Osmanëve të vinë e të na shkelin e stërshkelin e sot e kësaj dite të mos mund të vimë në vete ma si Nacion.

Pak a shumë historia rrodhi kështu:
Osmani e pushtoi qytetin Bursa nga Bizantinët dhe e bëri kryeqytet të shtetit të ri të tij.Djali i tij Orhani ia arriti gati që tërë anatolien Perëndimore ta fusë nën sundimin e tij.Por kryesorja këtu është,se Perandori bizantin i kishte lejuar atij që ta kaloj ngushticën e Dardaneleve (diku 1354),që më pastaj ai nga një betejë në tjetrën ta nënshtrojë tërë Yllirien (Ballkanin si quhet sot).Ky ishte një gabim i pafalshëm politik me pasoja enorme historike.Shkaku ishte kërcënimi nga mbretëria në rritje e Bullgarëve,e cila doren në zemër,hapur e dëshironte kuroren Bizantine.Kështu,ky jo unitet i dy Mbretërive/Perandorive Krisstiane solli fundosjen përfundimtare që të dyjave së bashku.Të bashkuara,pa ndonjë përforcim shtesë do ti mundnin Osmanët dhe që aty do ta ngulfatnin rrezikun Turk, dhe ne sot do të ishim kursyer nga të gjitha “të mirat” që na i sollën Osmanët.
Xhelil arifi/proinformacion.com