Urthi është ndjesia e djegies në gjoks për shkak të fenomenit te kthimit ose refluksit të përmbajtjes acidike të stomakut në tubin e ushqimit, pra ezofag.
Urthi është një simptomë kryesore e sëmundjes së refluksit gastroezofageal. Ezofagu është një tub që lidh gojën me stomakun. Fundi i poshtëm i ezofagut ka një valvul muskulor të quajtur sfinkteri i poshtëm i ezofagut ose LES. LES ndihmon ne zbrazjen e përmbajtjes së stomakut në tubin e ushqimit. Në sëmundjen e refluksit gastroezofageal , LES nuk mbyllet siç duhet duke lejuar që përmbajtja e stomakut të rrjedhë mbrapa ose të shkarkoje në tubin e ushqimit dhe ta irritojë atë.
Ekspertët e Shëndetësisë thonë se disa ushqime dhe pije janë njohur që shkaktojnë urth. Ato përfshijnë ushqime pikante dhe të yndyrshme, alkool, kafe përfshirë dekafeinato, domate, çokollatë dhe pije të gazuara.
Përveç disa ushqimeve, disa faktorë të tjerë mund të shkaktojnë urth. Ekspertët thonë se mbingopja, fjetja ose shtrirja menjëherë pas ngrënies, pirja e duhanit, mbipesha, stresi dhe ankthi. Po kështu, multivitaminat, veçanërisht ato që përmbajnë zink, hekur ose kalcium, mund të përkeqësojnë simptomat e urthit.
Trajtimi për urthin përfshin mënyrën e jetesës dhe ilaçet shtëpiake. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se duhet të konsumoni racione të vogla dhe të hani ushqimin ngadalë. Shmangia e disa ushqimeve dhe pijeve është i domosdoshëm si si ushqime pikante dhe me vaj, agrume, domate, nenexhik, hudhër, çokollatë, çaj, kafe, pije të gazuara dhe alkool etj. Mjekët këshillojnë që të mos shtriheni për të fjetur menjëherë pas ngrënies, ruani një peshë të shëndetshëm dhe mos pini duhan