Rrethimi i dytë i Krujës nga Perandoria Osmane u zhvillua në 1466 dhe zgjati deri më 1467. Faza e parë e fushatës së osmanëve ishin të izolonin Krujën për dy muaj. Sipas Barletit, Skënderbeu kishte 4400 burra nën Tanush Topiajn si mbrojtës të kështjellës.

Kjo forcë përfshinte 1000 venecianë nën Baldasar Perduçin, dhe 200 pushkatarë e shigjetarë napolitanë. Ballabani i ofroi para trupave që mbronin Krujën, që të dorëzoheshin, po këto nuk pranuan dhe filluan të bombardojnë pozicionet osmane. Osmanët pastaj, nën Ballabanin, filluan të bombardojnë kështjellën, po pa rezultat. Pasi dy muaj luftimesh të ashpra Mehmedi u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria.

Sulltani la 18000 kalorës dhe 5000 këmbësorë nën Ballaban Pashën në Shqipëri dhe, në qershor 1466, u tërhoq me pjesën tjetër të ushtrisë. Gjithashtu mori me vete 3,000 shqiptarë rob. Skenderbeu i bëri nje vizitë Ferdinandit në Itali po nga ai mori vetem 1000 dukatë, 300 karro me grurë dhe 500 dukatë me municione. Ndërkaq Ballabani vazhdoi të forconte rrethimin e Krujës. Mbasi Skënderbeu u kthye në Shqipëri, situata politike filloi të ndryshojë. Fisnikët shqiptarë, dikur të ftohtë me Skënderbeun, mes të cilëve Lekë Dukagjini, tashmë ishin bindur që ishin në rrezik dhe bënë aleancë me Skënderbeun. Sakaq edhe venecianët nuk bënë më pazar me Mehmedin dhe bënë edhe ata aleancë me Skënderbeun.

Skënderbeu u takua me Lekë Dukagjinin e shqiptarë fisnikë të tjerë dhe në Lezhë bën plan të sulmonin forcat e Ballabanit. Bashkë me 400 kalorës të Dukagjinit dhe një numër të madh kalorësish, 600 ushtarë italianë, dhe 4000 ushtarë vendas, Skënderbeu mblodhi rreth 13400 burra që të hiqte rrethimin e Ballabanit. Skanderbeu dhe aleatët e tij marshuan nëpërmjet gojës së lumit të Matit dhe kaluan nëpërmjet zotërimeve të Jonimës deri te kufijtë e Krujës. Forcat e Monetës dhe burrat e Dukagjinit do sulmonin forcat rrethuese të Ballabanit nga veriu dhe burrat e Skënderbeut do sulmonin nga jugu i Krujës, duke bllokuar edhe ndonjë furnizim të mundshëm të osmanëve nga lindja.

Skënderbeu në fillim sulmoi gardën e Ballabanit dhe i mori pikën strategjike. Më vonë Skënderbeu mundi forcat e të vëllait të Ballabanit, Jonuzit, të cilin e kapi rob, së bashku me të birin. Katër ditë më vonë, më 23 prill 1467, ushtria shqiptare së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur. /traditat, Instagram /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here