Nga Ergen Alia

Selman Alia një personazh shumë pozitiv në historinë e Dibrës në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 20 . Babai i tij, Met Alia që sipas gojë dhënave njihej për fjalën e urtë e të matur. Met Alia ne krye të 300 vullnetarëve Dibranë merre pjesë në lidhje të Prizreni 1878, dhe me pas bashkë me Hasan Kaloshin përfaqësuan Çidhnën në kuvendin e Dibrës në 1899, kuvendi i cili nxori Komitetin e Lidhjes për Sanxhakun e Dibrës.
Në vatrën Dibrane, e cila gjithnjë i kishte dhënë atdheut burra të mendjes e të pushkës, lindi, u rrit dhe u formua Selman Alia.
Ai shumë shpejt hyri në vallen e burrave në një moshë shumë të re, ku flitej në të mirë të çështjes kombëtare. Selman Alia jetoi në vitet e lëvizjeve të mëdha popullore për liri e pavarësi. Me rolin e tij luftëtar përkrahë krerëve të malësisë, merr pjesë në të gjitha kuvendet, që nga 1890 deri në ditët e fundit te jetës tij në 1917.
Selman Alia shquhet për luftërat e tij kundra Turkut, Serbit, dhe trimërinë e treguar në Luftën e Shkodrës kundra Malazezëve.
Në 1910 ne krye të Çidhnakëve, bashkë me Baftjar Dodën e Kurt Hoxhën i shkoi në ndihmë Haziz Xhekës, që aso kohe ishte në luftë me Turqit. Selman Alia ishte përkrahë krerëve në emër të Dibrës në kuvendin e Mazhicës. Sipas traditës së “Besëlidhjes së Nand Maleve të Dibrës”, për të frenuar veprimet luftarake të ekspeditës së Turgut Pashës në Kosovë e në vise të tjera Shqiptare, në këtë kuvend morën pjesë, Selman Alia, Jusuf Karahasani, Mersim Dema, Zenel Hoxha, Sheh Hajradini, Myftar Murrja, Tahir Abazi, Kurt Hoxha, Zenel Kaja, Llan Kaloshi, Baftjar Doda, Dinë bëj Maqellara, Hasan Tomini Rustem Bardulla, Tahir Tafa. Në krye të 3000 luftëtarëve u nisën drejtë Kosovës.
Në përplasjen me armë që u zhvillua në Qafë Prushë, dibranët fituan për të organizuar qëndresën tjetër në Kalis e Reç, një luftë ku spikaten aftësitë organizuese dhe trimëria e Selman Alisë.
Këta luftëtarë u ndeshën me ushtrinë e Shefqet Turgut Pashës në Qafë të Prushit e Has, ku u bë luftë e përgjakshme, por, armiku duke qenë më superior në forca ushtarake dhe i pajisur me armatimet moderne të kohës, nga Luma iu mësyu trevave dibrane. Më 17, 18 e 19 qershor 1910 luftëtarët dibranë mbrojtën heroikisht Kalisin dhe Reçin, duke dëmtuar armikun në forcat ushtarake e materiale.
Gjenerali famëkeq Turgut Pasha, për të nënshtruar popullin e Dibrës dhe për t’u hakmarrë bëri operacion duke zënë, burgosur dhe internuar krerët e kryengritjes dhe luftëtarët popullorë, trima në Manastir dhe Podrum-Kala të Turqisë, ndërsa dogji shtëpitë e Selman Alisë, Llan Kaloshit, Baftjar e Xhafer Dodës. Dy të fundit i strehuan familjarët e tyre jashtë trevave dibrane. Xhafer Doda organizoi dhe udhëhoqi malësorët e Reçit e të Dardhës për fillimin e kryengritjes së përgjithshme të Marsit 1912 në Dibrën e Poshtme nën kryesinë e Selman Alisë dhe Shaban Lushës.
Pas kësaj beteje Turqit bënë përpjekje të kapnin Selman Alinë por nuk mundën.
Selman Alia merre pjesë në kryengritjen se përgjithshme në 1912 bashkë me Elez Isufin, Hysen Ndreun, kundra garnizoreve turk në Dibër të Poshtme. Një vit më pas, më 1913 Dibranët përgatisin planin e luftës për kryengritje i përbërë nga vetë Dibranët, Shaqir Jegeni, Sefedin Pustina, Sadulla Strazmiri, Riza Beu, Shyqir Jurgeni, dhe Qamil Daci, dhe në krye të 3000 forcave, Selman Alia, Elez Isufi, Mersim Dema dhe Halil e Haxhi Kaloshi. Sipas dokumentave Bullgare, shkak për fillimin e kryengritjes shërbeu vrasja e djalit të Selman Alisë me 5 shtator 1913. Sipas dokumentave të kohës, Selman Alia, Mersim Dema, dhe Elez Isufi, kryengritësit Dibran që sulmuan në boshtin kryesore ushtrinë Serbe me bazë nisje Ura e Lushës- Kastriot- Peshkopi- Maqëllare- Shehri i Dibrës, Vllajnicë. Kështun edhe populli këndoi:
Kjo Vllajnica vija vija-
Nam ka lanë Selman Alia
Lufta, fillimisht, u zhvillua në kufirin Arras-Kodër Leshe. Artileria turke, e cila ishte vendosur në Ostush, në Sukë (kodrat e Arrasit) qëllonte çdo ditë pozicionet e luftëtarëve dibranë dhe të gjithë fshatrave përreth. Predhat e topave vranë luftëtarin trim Musa Xhediku nga Dardha.
Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike, më 8 tetor 1912, e gjeti kryengritjen e përgjithshme shqiptare në fitore të njëpasnjëshme dhe po e bënte shumë të sigurt fitimin e lirisë e pavarësisë shqiptare. Lufta e popullit shqiptar për liri e pavarësi kombëtare i tronditi monarkitë fqinje, sepse humbën shpresat e tyre për ta zhvatur e copëtuar.
Ushtarët Serbë dhe pse nuk e dinin gjuhën shqipe tre veta i njihnin prej zëri kur vikasnin ” A besa besë burra t’i kapim me dorë shkijet!” Këta ishin Selman Alia, Halil Kaloshi dhe Rustem Sina. Në maj të vitit 1914 bashkë me krerët dibranë si Elez Isufi e tjerë, Selman Alia merr pjesë në kuvend të organizuar në Dohishisht, i cili kishte për qëllim organizimin e qëndresë kundra Serbëve. Selman Alisë, Dibra i këndoi Selman Alise:
Selman Alia po rri mendue
Po i hazrohet për Gur të Shpue
Po hazrohet për Shqipni
Me ba vendi Iliri.
Ke ferra e Pashës lidhet besa
Hidhen trimat si rrufeja
Dha sinjalin Riza Lusha
Bini male e bini fusha.
Ka hap krahët fortë Selmani
Ngjyrë ari xhamadani
Bini burra, t’marrim hak
Se nuk ka liri pa gjak….
Synimi dhe aleancat mes monarkive të tjera, qe zhdukja e Shqipërisë nga harta e Ballkanit. Në këtë kohë u hodhën si bisha në Shkodër ushtritë e Krajl Nikollës të Malit të Zi dhe Krajl Petros, si dhe ato në Follorinë të Greqisë.
Në këto kushte malësorët dibranë u mobilizuan, si gjithnjë, për të luftuar për liri e pavarësi. Mbi 1000 burra të Dibrës së Epërme, të udhëhequr nga Mersim Dema në Follorinë e Prebicë të Manastirit, ndërsa mbi 4000 të tjerë nga Dibra e Poshtme, të udhëhequr nga Selman Alia, Demë Përleka,e Xheladin Seferi për 7 muaj rresht luftuan kundër 55 mijë forcave ushtarake serbo-malazeze, për çlirimin e Shkodrës.
Selman Alia në këtë betejë të përgjakshme me humbje të mëdha nga të dyja palët plagoset në shpatull. Në kthimi nga Shkodra të luftëtarëve Dibran të cilët ishin të rraskapitur nga lodhja e uria, me plagën që akoma i kullonte gjak, ai merr udhë në krye të Dibran՗ve e niset për në Kosovë ku deklaronte që kufijtë e Serbisë do i dëgojmë deri në Beograd.
Selman Alia vdes nga plaga e marrë në Shkodër në vitin 1917.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here