Në shtratin e tij të vdekjes, Aleksandri i Madh thirri gjeneralët e tij dhe u tha atyre 3 porositë e fundit:
1. Mjekët më të mirë duhet të mbajnë trupin tim;
2. Pasuria që kam grumbulluar (para, ar, gurë të çmuar) duhet të shpërndahet përgjatë rrugës për në varreza;
3. Duart e mija duhet të lihen të varura jashtë që ti shohin të gjithë.
Një nga gjeneralët e tij i cili ishte i befasuar nga këto kërkesa të pazakonta pyeti Aleksandrin për t‘ia shpjeguar.
Aleksandri i Madh tha:
1. Unë dua mjekët më të mirë për të mbajtur trupin tim për të treguar se, në fytyrën e vdekjes, madje edhe mjekët më të mirë në botë nuk kanë fuqi për ta shëruar.
2. Unë dua rrugët të jenë të mbuluara me thesarin tim kështu që të gjithë ta shohin se ajo pasuri materiale e fituar në tokë, qëndron në tokë.
3. Dua duart e mia të lëkunden nga era, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se kemi ardhur në këtë botë me duar bosh dhe e kemi lënë këtë botë duarbosh, pasi thesarin më i çmuar nga të gjitha është konsumuar dhe ajo është KOHA…/Kalendari Enciklopedik Shqiptar