Hap pas hapi,vit pas viti,dekadë pas dekade e shekull pas shekulli ,Serbet kanë arritur të zgjerojnë shtetin e tyre,e më së shumti në dëm të shqiptarëve.

Aty ku s’ia kanë arritur vet si serb,ata kanë formuar kombe e nacionalitete të reja false mbi substratin shqiptar vetëm për ta rrudhur e zhdukur atë.

E krijuan Maqedoninë sllave dhe Malin e Zi “serb”,e shkuan deri në Krajinë,krejt si mjet që i shërbeu asimilimit dhe zhdukjes së elementit arbnorë.

Serbet,nuk kanë ndalur kurrë marshimin e tyre drejt Adriatikut duke ua pushtuar tokat shqiptarëve për të vazhduar edhe në ditët e sotme me mësymjen e veriut të Kosovës,deri në urë të Ibrit.

E për fat të keq ata ia kanë arritur ta realizojnë një pjesë të ëndrrave të tyre duke futur nën administrimin defakto edhe këtë pjesë të Kosovës e edhe Mitrovicën përtej urës!

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu.Kjo foto që po e shihni poshtë shkrimit na shfaqë një pamje krejt tjetër të Mitrovicës përtej urës.Një pamje shqiptare nga viti 1913.
Sot shqiptarët vështirë kalojnë dhe egzistojnë përtej asaj ure!!

Leg:Mitrovica 1913-foto huazuar nga faqja e Sadri Gashi-t./Xhelil Arifi ,23 shkurt 2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here