Pas pak ditësh ushtria në fjalë vijoi marrshimin drejt Nikaj-Mërturit. Më 12 qershor 1915, gazeta “Populli” publikon lajmin me titull: “Serbi afër Mërturit”, ku shkruhej: “Po i bajmë me dit se Serbia ka ardhë afër Mërturit e ka djegë Bytyçin, Luzën e Dushajt. Luftë e madhe asht tuej u ba, e t’anë nahia e Gjakovës kanë lidhë besën ma përpara me dekë, se me i ra në dorë.
Serbi asht tuej hikë sa po mundet prej shpiet vet, po majmë uzdajë qi kta bajrakë nuk po e lan me hie Serbin”13.1915 Befasia e veprimeve të malazezeve ishte një faktor mjaft negativ për qëndresën shqiptare, por megjithë vështirësitë e krijuara pati përpjekje serioze me qëllim koordinimin e veprimeve ndërmjet fiseve. Qëndresa ndërfisnore merr kuptim më së miri në betejën e Qafës së Kolçit, ku luftuan bashkarisht Bajraqet Nikaj, Mërtur dhe Shalë.
Sipas At. Marin Sirdanit O.F. M “…Lufta e bame në Qafën e Kolçit e ajo e Lugut të Shalës janë të rralla në historinë tonë. E para, pse nji numër i vogël komite theu me dam të madh ushtrinë e madhe malazeze, e e dyta, pse shaljanët ban me ra në dorë 1500 ushtarë, e në shej robnijet me u përshkrue të gjithë nën armë”14.
/P.F.M.