Në vitin 1986 Kur Ibrahim Rugova ishte zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së arteve dhe Shkencave të Kosovës, Instituti Albanologjik kishte organizuar një ekspeditë në Greqi për të vizituar Camërinë për herë të parë.
Kur kishte arritur në Athinë, Rugova të gjitha paratë e kafeve i kishte shpenzuar për të blerë një libër.
Libri të cilin e kishte blerë, sipas etnologut Ukë Xhemaj, ishte libri “Aleksandri i Madh i Maqedonisë” i botuar në greqisht.
Xhemaj tregon se pasi kishin dashur të dalin të vizitojnë Akropolin , Rugova ishte shprehur se paratë që i kishte pasur për kafe i kishte hargjuar.
“E bleva këtë libër, shumë i shtrenjtë por ja vlejti,e lexova mbrëmë posa e mora. Aleksandri i Madh ishte nxënës i Aristotelit.Aristoteli thotë se Aleksandri i madh u drejtohej ushtarëve të tij në gjuhën e mëmës, dhe komandën e ushtarëve e kishte bërë në gjuhën e mëmës, në gjuhën ilire(shqipe).E kanë pranuar edhe vetë Grekët, që Aleksandri i madh kishte prejardhje, iliro-shqiptare.Kjo i’a vlejti që i dhashë paratë.”-ishin këto fjalët e presidentit historik Ibrahim Rugova pasi kishte lexuar librin në greqisht
Ngjarjen e treguar mund ta shikoni në videon e mëposhtme , dokumentarin që Klan Kosova ka përgatitur për Ibrahim Rugova.
Shikoni videon nga minuta 30:18
Përgatiti: InforCulture.info