Heroina e Revulucionit Grek, Laskarina Bubulina, një komandante detare greke dhe ruse vazhdon të jetë një figurë e admiruar për publikun grek. Akademikja e njohur Elena Gjika, e njohur si Dora d’Istria rrëfen se ajo është në fakt një shqiptare dhe kjo pohohet me krenari edhe nga vetë Laskarina.
Dora d’Istria në gjurmët e Bublinës
Në fillim ndalova te njerëzit e familjes së Bubulinës, ku u prita nga nga një grua që mbante zi të madhe dhe që dukej që ishte shumë e bukur. Kur morëm të pinim kafetë dhe shijojmë glikotë e ëmbla, ajo i thitë të birit të na çonte te shtëpinë e Bubulinës. Hyra në një sallë të madhe të rrethuar me mindere.
Zoti Niko Boboli, djali i Bubublinës, mbante një veshje të banorëve të këtyre ishujve: fesin, një xhaketë të shkurtër, pantaloona të mëdha blu e me shumë pala dhe një brez të kuq në mes. Edhe gruaja e tij ishte e veshur me kostumin e ishullit. Koka e saj ishte pështjellë me një shami të ngjyer lehtë në të verdhë e të kapur në mjekër, të dy cepat e së cilës i ishin lidhur nga pas.
Boboli më premtoi se do të vinte në Athinë dy ditë më pas, për të më treguar për jetën e nënës së tij si dhe të më sillte që të shikoja kafkën e saj. I ati, i cili ishte vënë në shërbim të Rusisë në fushatën ushtarake të 1812.
Meqë kishte shumë pasuri, sulltani e kuptoi se vdekja e tij do t’i krijonte rastin që të vinte dorë mbi pronat e tij, por vejusha e tij Bubulina, shkoi t’i mbronte të drejtat e saj në Konstandinopojë, ku amabasodi i Rusisë, konti Stregonof, një diplomat shumë i shquar, të cilin e kam njohur në Petërsburg, e mori atë në mbërritje.
Kur u kthye në Specia, Bubulina nuk gjeti qetësi. Marinarët e Spesias dhe Hidrës, shumë të bindur në det, në tokë ziheshin mes tyre, duke treguar kështu origjinën shqiptare. Gjaku i nxehtë i shqiptarëve, i çonte ata në zënka të përjetshme. Dhe Bubulina nuk ishte më pak se bashkëpatriotët e saj në këtë drejtim.
Edhe ajo u ngatërrua në grindjet e tyre, duke marrë armët për të mbrojtur miqtë e saj. Qeveria turke e thirri përsëri në Konstandinopojë. Por ambasada ruse e mori sërish në mbrojtje.
Në Specia flasin “arvanitka”, pra shqip, gjuhën tonë-, shkruan Michael de Greece përmes gojës së Laskarinës.
“-Në fakt nëna, ati im dhe unë ishim grekë pa qënë të tillë. Ishim grekë pa qënë të tillë. Ishim grekë me shpirt e me zemër; me fe dhe me ideal, dhe sigurisht grekë të sakrificës, sepse ne jepnim dhe jetën tonë për Greqinë, por jo grekë nga gjaku, sipas historianëve puristë.
Unë jam një arvanitase, me një fjalë, shqiptare. Që prej kohësh tepër të largëta, raca jonë ka pasur emra të ndryshëm. Vallë jemi pellazgë, ilirianë? Mos vallë gjuha jonë vjen dretpërdrejt nga sanskritishtja siç pohojnë ekspertët?
Di vetëm se ne kemi ardhur në Ballkan që prej mijëra vjetësh dhe jemi shpërndarë nëpër koloni, pothuaj ngado nëpër Greqi. Hidra është shqiptare. Specia po ashtu”.