Keni flokë të holla dhe e keni të vështirë që t’iu jepni volum, apo nuk i mbani dot siç dëshironi? Mos u shqetësoni më sepse përmes disa mënyrave të thjeshat ju do të keni flokë që shkëlqejnë çdo ditë.
1-Luani me gjatësinë e flokëve tuaj: Stilistë të ndryshëm kanë pohuar se gjatësia optimale për flokët e holla është jo më poshtë se supet tuaja, pasi flokët e shkurta japin ndjesinë e volumit më të madh. Flokët me këtë gjatësi janë shumë më lehtë për t’u mirëmbajtur dhe stiluar. Duke pasur parasysh këtë, volumi dhe gjatësia mund të jenë alternativa më e mirë.
2-Ofrojini vetes një stilim flokësh të shkallëzuar: Një stilim tjetër i flokëve që jep përshtypjen e volumit më të madh është prerja shumë nivelëshe apo e shkallëzuar, që jep ndjesinë e flokëve të çrregullta. Një tjetër përparësi e kësaj prerje flokësh është se kjo i përshtatet pothuajse çdo lloj forme të fytyrës dhe flokëve.
3-Shtoni pak ngjyrë: Mund të shtoni volumin e flokëve tuaj jo vetëm duke përdorur gërshërët, por edhe duke i ngjyrosur ato. Kjo mund të jetë ndonjë nuancim me anë të metodave të ndryshme, apo hijëzime në pjesë të caktuar të flokëve.
4-Lani flokët në mënyrën e duhur: Aplikoni shampo vetëm në rrënjët e flokëve e më pas shpërdajeni përgjatë pjesës tjetër të flokëve. Skajet e flokëve janë gjithmonë më të thata dhe të brishta, kështu që mos i fërkoni ato. Aplikoni kondicioner ose një maskë vetëm përtej gjatësisë së flokëve tuaj.
Lani kokën në bazë të rregullt. Kjo ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe largimin e qelizave të vdekur. Mundohuni mos t’i lani flokët çdo ditë. Kjo mund të ndikojë në heqjen e një shtrese mbrojtëse nga flokët, gjë që i dobëson dhe i bën pa volum.
5-Ngrijini rrënjët tuaja: Sot, ekzistojnë një numër i madh i opsioneve që janë në dispozicion për t’i dhënë rrënjëve tuaja më shumë volum, duke filluar që nga sprajet e veçanta dhe gërshërët që i kanë përdorur edhe nënat e gjyshet tona. Ngrihini flokët lart dhe hidhni llak.
6-Shmangni përdorimin e shkumës stiluese: Sasia e tepërt e shkumës mund t’i ngjit flokët dhe ti bëjë më të rënda, gjë që pengon që ato të jenë me volum. Aplikoni rregullin e mëposhtëm: për stilimin e flokëve të shkurtra, ju duhet një topth shkume me madhësinë e një arre, për flokë me gjatësi të mesme duhet të jetë sa madhësia e vezës së pulës, ndërsa për flokë të gjata madhësia e shkumës të jetë sa një top tenisi.
7- Zbatoni parimin e ‘kaosit kreativ’: Flokët e krehura me shumë kujdes dhe të buta mund të duken edhe më shumë pa volum, nëse nuk zbatoni pak kaos në to, duke i stiluar me dredha të lirshme apo duke përdorur një shirit flokësh.
8-Përdorni shampo të thatë: Këto lloj shampo mund të shpëtojnë jetën e atyre personave që nuk kanë kohë për t’i larë flokët ose të shpenzojnë kohë në stilimin e tyre. Ky largon papastërtitë nga rrënjët dhe ndikon në shtimin e volumit. I njëjti efekt mund të arrihet duke përdorur pudër foshnjash.
9-Thani flokët nga poshtë: Një tharëse flokësh e zakonshme mund t’iu ndihmojë të arrini volum ekstra. Thejshtë ulni kokën poshtë në mënyrë që flokët t’iu varen përballë fytyrës suaj, si dhe drejtoni ajrin e nxehtë nga rrënjët deri te majat.
10-Rregulloni ndarjen e mesit të flokëve:Në vend që të aplikoni ndarjen e zakonshme të flokëve në mes, provoni diçka më ndryshe. Ju keni shumë zgjedhje: zig-zag, ndarjen nga anash ose edhe pa ndarje fare. Ky truk i thjeshtë mund të shtojë volum në rrënjët tuaja.