Merrni frymë thellë, ndiheni të kënaqur?
Ajo që po merrni frymë është oksigjeni, që zë afërsisht 21% të atmosferës sonë, me 78% azot. Edhe pse nuk është gazi më i bollshëm në atmosferën tonë, është më i rëndësishmi. Pa oksigjen, bimët, kafshët, uji, dhe ne njerëzit nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Pesë sekonda mund të mos tingëllojë si një kohë e tërë për të qenë pa oksigjen dhe shumica prej nesh mund të kalojë të paktën 30 sekonda pa marrë frymë, kështu që trupi juaj mund edhe të mos e vërejë atë pesë sekondësh dhe frymëmarrja juaj do të mbetej normale prapë.
Por, për gjëra tjera nuk është kështu. Në vetëm 5 sekonda, Toka do të dukej krejtësisht ndryshe. Pa oksigjen, mund t’i thuash lamtumirë Digës Hoover, kupolës së Panteonit dhe çdo gjësë tjetër e bërë nga betoni. Këto struktura do të shemben menjëherë, transmeton Telegrafi.
Oksigjeni vepron si një agjent i veçantë lidhës për betonin. Pa të, betoni është vetëm pluhur. Duke folur për ndërtesat, çdo metal i patrajtuar do të shkrihej menjëherë. Kjo sepse ka një shtresë oksidimi në metale që i pengon ata të bashkohen së bashku. Pa atë shtresë, metalet do të lidheshin menjëherë me njëri-tjetrin. Nëse rastësisht jeni duke pushuar në plazh në atë kohë, presim një djegie të madhe nga dielli. Shtresa e ozonit, mbrojtja jonë ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, është bërë nga oksigjeni. Largoni oksigjenin, dhe Toka do të bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme.
Nuk do të na mbronte asgjë nga rrezet ultravjollcë të diellit. Humbja e oksigjenit nënkupton humbjen e 21% të presionit tonë të ajrit. Një ndryshim në presionin e ajrit aq drastik, është i barabartë me të qenit në nivelin e detit dhe menjëherë bini poshtë 2000 metra. Veshët tanë nuk do të kishin kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me atë ndryshim.
Pa oksigjen, nuk ka zjarr. Procesi i djegies në automjete nuk do të mund të ndodhë. Çdo mënyrë transporti që nuk është elektrike automatikisht do të dështojë. Aeroplanët do të bien nga qielli, dhe miliona makina do të ndalen në vendet e tyre. Qielli do të ishte plotësisht i errët.
Dhe ndërsa e gjithë kjo po ndodh, korja e tokës do të shkërmoqet plotësisht. Kjo sepse korja e Tokës përbëhet nga 45% oksigjen. Korja do të shkërmoqet dhe do të vazhdojë të shkërmoqet derisa të mos mbetet asgjë, duke ju dërguar ju dhe të gjithë në planet në një rënie të lirë.
Tingëllon si argëtim? Me siguri jo. Por për fat të mirë ju mund të merrni frymë thellë me 21% oksigjen, duke e ditur që kjo nuk do të ndodhë kurrë.