Vrimat e zeza janë një prej gjërave më të çuditshme në ekzistencë, gjithçka për to duket sikur nuk ka fare kuptim, shkruan lajmi.net.

Nga vijnë, dhe çfarë ndodhë nëse bini në një vrimë të zezë?

Yjet janë grupe të mëdha të atomeve të hidrogjenit që digjen vazhdimisht dhe tërhiqen nga fusha gravitacionale që vjen nga qendra e tyre.

Në bërthamë të tyre, graviteti i shtypë këto atome të hidrogjenit, duke i kthyer në helium, duke liruar një sasi shumë të madhe të energjisë që shtynë kundër fushës gravitacionale.

Kjo shtyrje dhe tërheqje duhet të jetë në balans mes vete që ylli të vazhdoj të jetë stabil. Por disa yje shumë më të mëdha se dielli, madhësia e tyre i lejon ata që të krijojnë elemente vazhdimisht më të rënda.

Pra hidrogjeni kthehet në helium, heliumi në karbon, karboni në neon, neoni në oksigjen, oksigjeni në silikon dhe silikoni në hekur. Hekuri nuk prodhon energji, prandaj kur arrihet në këtë pikë, tërheqja do të bëhet më e fortë se shtyrja.

Në këtë rast, forca e gravitetit brenda të qindës së sekondat do të shemb të gjithë yllin duke e ngjeshur atë në një grimcë shumë të vogël, dhe pasi gjithë kjo ngjeshët në shpejtësi të dritës, po aq shpejt do të shpërthej, duke shkaktuar një supernova, shkruan lajmi.net.

Pra, supernova është shpërthimi i një ylli që vdes. Në këtë rast, do të krijohet ose një yll neutron, ose nëse ylli është i madh mjaftueshëm, do të shndërrohet në vrimë të zezë.

Nëse e shikoni një vrimë të zezë, ju në fakt do të shihni horizontin e ngjarjes. Çdo gjë që kalon afër horizontit të eventin duhet të jetë duke udhëtuar më shpejtësi më të madhe se ajo e dritës që të mund të iki para se vrima e zezë ta thithë brenda.

Por nëse kjo pjesë e “zezë” që ne do të shohim është horizonti i ngjarjes, cila është pjesa e “vrimës”?

Vrima është singulariteti. Singulariteti është një masë që është e formuar nga të gjitha materiet që kanë qenë brenda yllit të ngjeshura shumë, deri në atë pikë që të gjitha janë bërë një element.

Singulariteti nuk ka masë, vëllim apo madhësi. Është thjeshtë i pamatshëm në të gjitha mënyrat.

Vrimat e zeza, nuk thithin gjëra brenda saj siç mund të keni dëgjuar më parë. Edhe vrimat e zeza kanë fushë gravitacionale, shkruan lajmi.net. Pra nëse dielli ynë do të bëhej një vrimë e zezë, nuk do të ndryshonte diçka, përveçse do të ngrite e gjithë Toka në mungesë të nxehtësisë.

Çfarë do të ndodhte nëse do të binit në një vrimë të zezë?

Koha funksionon ndryshe rreth vrimave të zeza. Teksa ju i afroheni horizontit të ngjarjes, ju do të dukeni sikur po ngadalësoheni, pra, sikur koha po ecën më ngadalë për juve. Por nga pikëpamja juaj gjithçka do të ishte duke shkuar shumë shpejtë.

Në këtë pikë nuk e dimë saktë se çfarë do të ndodhte me juve, por janë dy opsione: vdekja e shpejtë, dhe vdekja shumë e shpejtë.

Vrimat e zeza kanë një gravitet aq të fortë, sa çdo centimetër më afër vrimës së zezë do të thotë se graviteti është qindra herë më i fortë.

Pra në rastin e parë, ju do të tërhiqeshit aq fuqishëm, sa të gjitha qelizat tuaja do të ndaheshin nga njëra tjera dhe do të bëheshit copa.

Kurse mundësia e dytë është se sapo të kalonit horizontin e eventin, ju do të goditeni në një mur zjarri që dikur ka qenë ylli, dhe do të digjeni.

Sa shpejtë do të vdisnit varet plotësisht nga madhësia e vrimës së zezë, shkruan lajmi.net. Një vrimë e zezë me masë të vogël, do të iu vriste akoma pa hyrë në të, kurse në një vrimë të zezë masive ju do të mund të udhëtonit për ca kohë deri sa të vdisnit.

Çfarë madhësie kanë vrimat e zeza?

Ato vinë në shumë madhësi. Mund të jenë sa disa herë dielli ynë, ose në madhësi të një asteroidi. Gjithashtu kemi edhe vrimat e zeza supermasive që gjendën në mes të çdo galaktike, dhe e mbajnë galaktikën bashkë.

Vrima e zezë më e madhe që njerëzimi ka zbuluar deri tani është objekti S5 0014+81, i cili ka 40 miliardë herë madhësinë e diellit.

Si shkatërrohen vrimat e zeza?

Ato shkatërrohen përmes një procesi të quajtur rrezatimi Hawking. Brenda vrimës së zezë, të gjitha materiet që janë shtypur në një, vazhdimisht shtyhen dhe tërhiqen mes vete.

Teksa këto grimca shtyhen dhe tërhiqen, nëse ky proces ndodhë në skaj të horizontit të ngjarjes, njëra nga grimcat do të dali jashtë vrimës së zezë, pra vrima e zezë humbë masë vazhdimisht, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ky proces është shumë i ngadaltë, me kalimin e kohës vrima e zezë do të humbte masën vazhdimisht dhe procesi do të bëhej më i shpejtë.

Kur vrima e zezë të zvogëlohet sa një asteroid gjigant, ai do të liroj nxehtësi rreth 20 grandë celsius. Por kur arrin masën e një mali, do të lironte nxehtësi prej 6,000 gradë celsius.

Dhe në sekondën e fundit të jetës së vet, do të lironte një nxehtësi, sikur me miliarda bomba nukleare të shpërthenin në të njëjtën kohë.

Por ky proces është shumë i ngadaltë, do të duheshin rreth 10,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 vite që të shkatërrohej një vrimë e zezë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here