Me 26 shkurt 1379, malësorët shqiptarë në jug shpërthejnë në kryengritje kundër despotit serb, Thoma Preluboviç dhe feudalëve të tjerë bizantinë në Janinë.
Aq të tmerrshme ishin mizoritë e Preluboviçit, sa bashkëkohësit e quanin Αλβανιτοκτόνος (shqiptar-vrasës). Por, malësorët shqiptarë të Gjin Bua Shpatës arritën të depërtonin brenda qytetit të Janinës, duke e zaptuar ujdhesën brenda liqenit, shkruan Konica.al.
Ky rrethim epik është interesant meqë për herë të parë në mesjetë shënohet një fjalë shqipe, siç është folja në mënyrën urdhërore ‘ruaju (në origjinal ῥοῦα). Kronikani bizantin nga brenda kështjellës i kujton këto momente rrënqethëse:
“Shqiptarët nga jashtë rrethuan qytetin e Janinës, duke e trazuar rreptë kullën e qytetit, dhe në tërheqje e sipër bërtisnin ‘ruaju’, ‘ruaju’!”.