Fotot e disa qenve që kanë marrë një ngjyrë blu janë bërë virale në rrjete sociale. Ngjyra blu besohet të jetë shkaktuar nga ndotja kimike pranë një fabrike në Rusi, sipas Daily Mail.
Fotografitë e qenve janë bërë nga banorët lokalë pranë uzinës Dzerzhinskoye Orgsteklo, një fabrikë e papërdorur e cila u mbyll për shkak të problemeve financiare gjashtë vjet më parë.
Një tufë qensh endacakë që besohet se janë bërë blu nga ‘ndotja nga mbeturinat kimike’ u panë pranë një fabrike të papërdorur në Dzerzhinsk të rajonit Nizhny Novgorod të Rusisë.