Shumë nga 12 milionë njerëz që kanë hyrë në SHBA përmes ishullit Ellis në New York kishin veshje tradicionale të vendlindjes.
The Guardian ka publikuar një artikull me fotografi pa ngjyra të emigrantëve nga vitet ’90-ta të bëra nga shefi i regjistrit Augustus Francis Sherman, transmeton Koha.net. Në një nga fotot është edhe një ushtar shqiptar me veshje kombëtare.
Koloristët e ‘Dynamichrome’ i kanë shndërruar ato në foto me ngjyra. Ato do të jenë pjesë e librit të quajtur “The Paper Time Machine” nga Wolfgang Wilding dhe Jordan Lloyd.
Fotoja e ushtarit shqiptar në veshje kombëtare, shkruan The Guardian, është rreth vitit 1910 me qeleshe, forma e së cilës është përcaktuar kryesisht nga rajoni. Jeleku i tij është i zbukuruar me gërsheta të qëndisura mëndafshi ose pambuku. Ngjyrat dhe dekorimi tregon rajonin prej nga vjen bartësi i saj dhe gradën e tij sociale.
Burrë shqiptar
Grua italiane 1910
Algjeriani 1910
Grua ruse 1910
Grua norvegjeze
Rumuni 1910
Danezi 1909
Grua holandeze 1910
Greku 1910
Bavarezi 1910
Rumuni 1906
Grua franceze 1906
Kozaku