Të gjithë dëshirojmë që parfumi të na zgjasë shumë. Ndonjëherë nuk kemi ç’të fusim më para në çantë dhe zgjedhim që “të sakrifikojmë” parfumin duke mos e marrë me vete. Por si ta bëni atë të zgjasë gjatë gjithë ditës, edhe nëse e hidhni vetëm në mëngjes? Më siguri këto truke do t’ju hyjnë në punë, kështu që vëmendje!
Diçka që do t’ju ndihmojë shumë për mbajtjen e aromës për një kohë të gjatë është vazelina, e cila krijon një bazë perfekte për ruajtjen e aromës së parfumit. Aplikoni pak vazelinë në zonat që dëshironi dhe sipër saj spruconi parfumin. Nëse nuk keni vazelinë, edhe hidratuesi do t’ju bëjë punë.
Po ashtu, një truk tjetër është hedhja e parfumit menjëherë pas dushit. Nëse e aplikoni pafrumin në lëkurë të lagur, uji do të bëjë që aroma të zgjasë më shumë. Përveç kësaj, do të shmangni njollat e parfumit në rroba.
Truku numër 3 është paksa i pazakontë, por me një rezultat të mahnitshëm. Spruconi parfumin mbi krehër para se të krihni flokët, kështu aroma e parfumit do të përhapet në flokë dhe ata do të kundërmojnë erë të mirë gjithë ditën. Kujdes, mos e spruconi parfumin direkt në flokë, pasi rezultati mund të mos jetë ai që keni dëshiruar.