Një pickim nga një mizë cece mund të ju infektojë me një parazit të tmerrshëm i cili të çon në një gjumë të thellë, dhe shumicën e rasteve, fatal.
Miza cece nuk është një mushkonjë e cila mund të të pickojë pa e vërejtur. Në të kundërtën, goja e mizës cece ka një mekanizëm dhëmbëzash që futen thellë në lëkurë në mënyrë që të thithë gjakun. Kjo mizë gjendet kryesisht në Afrikën Veriore.
Për më keq, disa specie të mizës cece mund të transmetojnë sëmundje. Një nga më të rrezikshmet është një parazit që shkakton tripanosomën, apo ndryshe “sëmundjen e fjetur”. Nëse nuk shërohet, infeksioni është fatal, shkruan BBC.
Ashtu sikur shumë sëmundje tjera tjera tropike, “sëmundja e fjetur” shpeshherë është neglizhuar nga hulumtuesit farmaceutikë.
Pas pickimit të parë, simptomat fillojnë me dhimbje koke dhe muskujsh. Lodhja e të infektuarve vazhdon të rritet, prej nga e merr emrin sëmundja. Nëse mjekimi merret pasi paraziti ka mbërrirë në tru, pasojat mund të jenë fatale.
Sipas OBSH-së, sëmundja do të eliminohet tërësisht rreth vitit 2020.