Tirana është e ndryshme për çdokënd, siç është çdo lagje e qytetit ku ti kalon në sytë e ty të gjithë ndryshimin e saj në vite.
‘Pallatet Agimi’ në kryeqytet janë dëshmitare të gjithë periudhës së ndryshimeve që ka pësuar kryeqyteti Shqiptar gjithë këto vite, ndërsa janë kthyer edhe në një pikë orientuese për shumëkënd.
Së fundmi, ky bllok pallatesh i është nënshtruar rehabilitimit të fasadave nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Pas më shumë se një dekade, fasadat e pallateve të vjetra kanë filluar që të lyhen sërish, duke u kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët.
Krahas lyerjes dhe riparimeve të fasadës, janë realizuar edhe vepra të mirëfillta arti që i bëjnë mjaft tërheqës për syrin e publikut.
Por cila është historia e pallateve të famshme Agimi në kryeqytet?
Duke shfrytëzuar terrenin e lirë, sapo përfundoi objekti i pallatit të Shallvareve, në vitet 1953- 55 u punua për ndërtimin e atyre “Agimi”, paralel në krahun tjetër përgjatë Lanës, që ishin si një vazhdimësi e pallateve të Shallvareve, pasi edhe për to u aplikua e njëjta strukturë arkitektonike.
Janë vite ku rritet në mënyrë progresive e të shpejtë numri i popullsisë së Tiranës dhe pikërisht në atë periudhë kërkesa për ndërtimin e pallateve, shtimin i apartamenteve, ishte imediate.
Me pamje krejtësisht veriore, ai bllok ndërtimesh ishte pranë Bllokut të udhëheqjes, ndërsa u ndërtuan nga ish-të dënuarit. Morën emrin “Agimi” si simbolin që përfaqëson kjo fjalë.
C