Diodori i Siçilisë ishte një historian i lindur në Agrion të Siçilisë.

Jetoi dhe punoi në kohën e Qezarit dhe Augustit. Shkroi veprën “Biblotheca historica”, e cila trajton historinë antike nga fillimet e saj deri në vitin 59 p.e. r.

Nga këto 40 libra e veprës janë ruajtur librat 1-5 dhe 11-20 (480 -302 p.e.r). Në këto libra trajtohet historia e fiseve ilire, ekspedita e Pirros në Itali dhe luftërat iliro-romake e romako-maqedonase.

Lufta civile në Durrah, trajtohet me detaje. Vepra e Diodorit ka jë burim të dhënash të vlefshme për historinë e Ilirisë dhe Epirirt që nuk na jepen nga burimet e tjera.

Për Epiriotët shkruan: “Epiriotët e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdhenë e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë dhe farefisin e tyre”.

  • Fragmente nga vepra e Diodorit (mbi Pirron e Epirit)

Mbreti Pirro humbi shumë nga epiriotët që shkuan me të në Itali.

Njëri nga miqtë, i lidhur ngushtë me të, e pyet Pirron nëse ish kënaqur nga suksesi i betejës. Atëherë Pirro, me eçuri i përgjigjet:

“Edhe një fitore të tillë të korrë mbi romakët dhe mua nuk do të më mbetet asnjë nga ushtarët që më shoqëruan në Itali…”.

Pirro pas një fitore të lavdishme mbi Galët, vendosi në tempullin e Athinasë Itone mburojë të armikut dhe plaçkën dhe plaçkën më të çmueshme bashkë me mbishkrimin:

“Pirro molosi ia dhuron Athinasë Itone këto mburoja që iu hoqi Galëve të fortë pasi shkatërroi gjithë ushtrinë e Antigonit dhe nuk është çudi e madhe sepse Aiakidët janë edhe tani luftëtarë siç kanë qenë në të kaluarën…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here