Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, la ulur me sukses sondën e saj  ‘Perseverance’ në një krater të thellë afër ekuatorit të planetit, të quajtur ‘Jezero’.

Inxhinierët e NASA-së në kontrollin e misioneve në Kaliforni, shpërthyen nga gëzimi kur konfirmimi për uljen me sukses erdhi, transmeton Lajmi.net.

Mjeti me gjashtë rrotë do të kalojë të paktën dy vitet e ardhshme duke hulumtuar nëpër sipërfaqen e planetit të kuq, për të gjetur dëshmi rreth jetës.

Jezero mendohet të ketë qenë një liqen i madh miliarda vite më parë. Dhe nëse ka pasur dikur ujë aty, ka mundësi që të ketë pasur edhe jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here