Ndonëse jo të gjithë kanë mundësinë të përdorin një makinë të tillë larëse enësh, ajo ofron një sërë përfitimesh.

Shumë amvise shtëpiake refuzojnë të përdorin dorezat për larjen e enëve me argumentin se vetëm falë prekjes së dorës, enët mund të lahen siç duhet dhe të bëjnë atë kërcitjen karakteristike të një ene të larë mirë.

Megjithatë, ekspertët thonë se enët e kuzhinës nuk duhen larë me dorë por me lavastovilje.

Ndonëse jo të gjithë kanë mundësinë të përdorin një makinë të tillë larëse enësh, ajo ofron një sërë përfitimesh.

Lavastovilja Më Efikase Për Përdorimin e Ujit
Kjo pajisje elektroshtëpiake është mijëra herë më e mirë se dora sa i përket larjes së enëve.

Sa i përket ujit, rubineti shkarkon deri në tetë litra ujë për minutë.

Pra vetëm duke larë enët me duar ju do të shpenzoni rreth 100 litra ujë.

Ndërkohë kjo pajisje shpenzon maksimumi 20 litra ujë, pra gjysmën e sasisë që do të shpenzonit nëse do t’i lanit enët me dorë.

Higjena
Kjo pajisje përdor ujë shumë të nxehtë që sterilizon enët.

Mjafton vetëm të largoni mbetjet ushqimore dhe enët do të lahen në mënyrën më efikase të mundshme.

Ndërkohë, ekspertët thonë se për dashamirësit e larjes së enëve me dorë duhet të përdorin patjetër doreza për të paktën 4 arsye.

Më Pak Incidente Në Kuzhinë
Larësi i enëve i bën ato të rrëshqitshme dhe gjasat që amvisat të thyejnë ndonjë janë të mëdha.

Falë dorezave, ju mund ta kapni pjatën më mirë por do të jeni të mbrojtur ndaj ndonjë lëndimi të mundshëm.

Mbrojtje Për Lëkurën
Uji i nxehtë dhe kimikatet tek larësi i enëve i dëmtojnë duart.

Ato mund t’i mbroni duke përdorur dorezat.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse lëkura e duarve është e prirur të irritohet.

Thonjtë
Thonjtë zbuten dhe bëhen më të brishtë falë ekspozimit afat-gjatë ndaj ujit.

Mjaftojnë pesë minuta larje enësh dhe thonjtë tuaj do të dobësohen ndjeshëm.

Dorezat ju mbrojnë nga thyerjet dhe dobësimi i thoit.

Higjena
Falë dorezave ju mund të prekni dhe pastroni enët dhe sendet më të pisëta të shtëpisë.

Ato janë më higjenike, sepse duart tuaja nuk prekin direkt sipërfaqet e ndotura.

Ju mund të përdorni edhe doreza një përdorimëshe të cilat mund t’i hidhni menjëherë.

Si Të Pastroni Dorezat e Larjes së Enëve
Dorezat mund t’i lani ndërkohë që i mbani veshur.

Përdorni larësin e enëve dhe lajini me ujë të bollshëm.

Më pas hiqini, kthejini mbrapsht dhe lërini të thahen plotësisht.

Dorezat duhet t’i mbani larg dritës së diellit dhe nxehtësisë së lartë.

Ato nuk duhen të jenë të shpuara nga sende të mprehta.

Ekspertët nënvizojnë që të mos përdorni të njëjtat doreza për larjen e enëve dhe për sipërfaqe apo zona të tjera të shtëpisë siç është tualeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here