Nga këto mbishkrime, pra, shohim qartë, se gjuha ilire, sikurse thamë, ishte edhe tinguj të tjerë, që nuk i kishte latinishtja, e se ilirishtja në të dytin qindvjet mbas Krishtit (sepse këto mbishkrime janë prej kësaj kohe) qëndronte e gjallë pranë latinishtes.-Moikom Zeqo
Karl Patsch (1895-1945) ishte arkeolog dhe historian austriak. Qe drejtor i Muzeut të Bosnje-Hercegovinës deri në 1918 dhe i Institutit për Hulumtime Ballkanike në Sarajevë, në 1921 qe profesor në Universitetin e Vjenës.
U muar edhe me historinë e ilirëve dhe të shqiptarëve
Karl Patsch është i pari që vë re se alfabetin latin ilirët e plotësonin edhe me dy germa të tyre origjinale. Patsch shkruan:
“Në Lisiçiqi afër Konjëc-it në Hercegovinë, në fushën e Narentës, janë gjetur tre mbishkrime varrezash, të cilat janë shkruar latinisht, por në fjalët autoktone kanë shkronja ilire të posaçme, për ata tinguj, për të cilët alfabeti latin nuk kishte shenja përkatëse. Sikurse shihet prej shkrimit të emrit Posauljonis e Jaci, Ilirët kishin një j të posaçme.
Një pjesë e një mbishkrimi varreze prej Lisiçiqi-t afër Konjëc-it në Hercegovinë: – … an-norum-XXVI e-t Aurelio Val-e-rio av-u-neu-l-o, de functo-an-no-rum-XL, Aurelius- Dazas p-ro-p-ietate-.
e për më tepër, siç shihet në emrin Dazas, kishin një shkronjë frymore, që nuk u përgjigjej as s dhe as z të latinishtes.
Patschi artikuloi një koncept shkencor për ilirët e bazuar në arkeologjinë dhe filologjinë (toponimet dhe emrat e ilirëve në lashtësi).
Patschi beson se gjuhën e tyre ilirët e kanë përdorur deri në antikitetin e vonë, pavarësisht se ende nuk janë gjetur mbishkrime të mirëfillta ilire.
Në mbishkrimet latine, që ilirët i kanë përdorur ka aty këtu edhe ndonjë veçori që lidhet me alfabetin latin në kohën e tij në Dalmaci e në Panoninë kufitare, flitej barbarisht, dmth jo latinisht, por ilirisht.”
Mbi besimet dhe mitologjinë ilire -Moikom Zeqo
Konjicë -varrezat ilire ne Bosnje-Hercegovinë
shkrime dhe foto: Patsch 1902. /Marrë nga Shqipe Hoxha, profili në facebook. /InforCulture.info