Princ Albert, i Wales-it, më vonë Mbreti Edward VII, u përfshi në një skandal seksi.
Babi i tij shkoi të bisedonte me të birin dhe megjithëse u pajtuan, duket që në rrugëtimin e tij mori një sëmundje që çoi në vdekjen e tij.
Mbretëresha e fajësoi, se ai u bë shkak për vdekjen e babait të tij.
Princi për tu qetësuar nga pikëllimi dhe zhurma në Angli ndërmori Turneun Mbreteror në Tokat e Shenjta, të cilin ia kishte sugjeruar i ati, pak para se të vdiste.
Mbretëresha Victoria urdhëroi që Princi të udhëtonte me enturazhin e tij, duke respektuar zinë e thellë për të atin.
Ai ishte i ndaluar të pranonte, ftesa sociale.
Gjatë rrugës së tij për Lindjen e Mesme, në shkurt 1862, mbreti i ardhshëm, ka ndaluar në Durrës ku ka bërë edhe foton e më poshtme.
Guidat shqiptare me ‘fez & fustanellat e tyre të bardha’, Princi në ditarin e tij, i përshkruan shumë piktoreske./Sokol Neçaj