Depresioni është një sëmundje mjekësore që shfaqet me disa simptoma, të cilat ndikojnë në mënyrën e të menduarit, ndjenjave dhe përballjes me aktivitetet ditore.

Shpesh këto simptoma janë të fshehura dhe njeriu nuk e kupton nivelin e dëshpërimit.

Mësoni disa prej shenjave më të zakonshme të depresionit që shpesh qëndrojnë të fshehura.

Ndryshimet në oreks
Ngrënia e tepruar ose e pakët e ushqimeve mund të sinjalizojë praninë e depresionit.

Disa njerëz e kanë ushqimin si ngushëllim ndërsa tek disa të tjerë humori largon mendjen nga ushqimi.

Këto ndryshime në ushqyerje mund të shkaktojnë rënie ose shtim në peshë.

Ndryshimet në cilësinë e gjumit
Gjumi dhe humori janë të lidhura fort me njëri tjetrin.

Mungesa e gjumit mund të kontribuojë tek shfaqja e depresionit dhe ky i fundit e bën gjumin shumë të vështirë.

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga pagjumësia janë 10 herë më të rrezikuar nga depresioni.

Edhe gjumi i tepërt mund të sinjalizojë praninë e depresionit, thonë ekspertët.

Përdorimi i alkolit dhe drogës
Njerëzit me çrregullime të humorit mund të përdorin alkolin dhe drogërat e ndryshme për tu përballur me ndjesinë e vetmisë, mërzisë dhe mungesës së shpresës.

Nga ana tjetër, njerëzit që pijnë shumë alkol apo konsumojnë substanca narkotike janë më të prirur të vuajnë nga çrregullimet e humorit.

Lumturia e sforcuar
Në shumë raste, njerëzit e fshehin depresionin me buzëqeshje.

Kjo njihet si depresioni i buzëqeshur.

Njerëzit i maskojnë simptomat me një buzëqeshje sidomos kur janë në praninë e të tjerëve.

Megjithatë kjo lumturi e sforcuar nuk zgjat shumë dhe mërzia, vetmia dhe mungesa e shpresës dalin sërish në sipërfaqe.

Lodhja
Plogështia e madhe dhe lodhja është një simptomë e përhapur e depresionit.

Studimet tregojnë se 90% e njerëzve që vuajnë nga depresioni ndihen shumë të lodhur.

Lodhja e vazhdueshme bashkë me simptoma të tjera siç janë këto që përmendëm më lartë mund të tregojnë një depression të fshehur.

Mungesa e Përqendrimit
Njerëzit që humbasin fillin e mendimeve apo kanë vështirësi të përqendrohen janë të prekur nga depresioni.

Ky i fundit e bën më të vështirë përqendrimin dhe mund të jetë sfidojë marrëdhëniet e punës dhe ato personale.

Përpos të tjerave, depresioni mund të shkaktojë edhe probleme fizike siç janë: dhimbjet e shpinës, dhimbjet kronike, problemet me tretjen dhe dhimbjen e kokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here