Libri i historianit Marin Barleti kushtuar jetës dhe veprës së Skënderbeut, është libri më i vjetër që gjendet në Departamentin e Koleksioneve të Veçantë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Të renditura sipas viteve në Departamentin e Koleksioneve të veçanta, përmban libra, dorëshkrime, periodikë, gazeta dhe revista. Po ashtu edhe koleksione të CD- ve e pllaka gramafoni.

Bedrije Mekolli udhëheqëse e Departamentit të Koleksioneve të Veçanta tregon se libri më i vjetër është i vitit 1533.

“Ky departament përmban një numër të konsiderueshëm të koleksioneve, të cilët janë të sistemuar në sektorë të veçanta. Libri është është botuar në vitin 1533” ka thënë ajo.

Pos tij, pjesë e koleksioneve të veçanta janë edhe veprat e rilindësve, duke filluar nga De Rada, Naim Frashëri, Sami Frashëri, dorëshkrimet e Faik Konicës dërguar Nikolla Naços.

Të gjitha botimet që botohen në Kosovë dhe dorëzohen në bibliotekë, një kopje nga to ruhet në fondin arkivor.

Në këto rafte janë të vendosura libra nga periodiku i rrallë dhe i vjetër.

CD me fotografi dhe dokumentare të ndryshme janë pjesë e kësaj arkive.

“Ka një hapësirë të veçantë. Janë të vendosura koleksione të ndryshme, partitura, libra, CD, pllaka gramafoni”, ka treguar Mekolli

Ajo thotë se përveç materialeve, librave, revistave janë dhuruar komplet edhe inventaret e personaliteteve të ndryshme, duke filluar nga tavolina e punës, dorëshkrime, mjete që i kanë përdorur gjatë punës së tyre të përditshme.

Këto materiale të koleksioneve të veçanta janë shumë të ndjeshme.

Departamenti i Koleksioneve të Veçanta aktivitetin e vet e ka filluar në vitin 1984, si Sektor i Fondeve të Veçanta, pastaj ka marrë emrin Departamenti i Koleksioneve të Veçanta.

blob:https://www.facebook.com/1920f9ee-043b-414f-b0e6-40b29016507f

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here