Historiani i njohur Marenglen Kasmi ka publikuar së fundmi në Revistën e Unionit Studimor për Republikën Demokratike Gjermane në Universitetin e Lirë të Berlinit një studim me titull “Regjimi kufitar shqiptar 1945-1990”.

Në këtë numër të revistës, qendra e rëndesës studimore ishte përqendruar te “Perdja e Hekurt” e vendosur në kufirin shqiptar.

Por sa shqiptarë arritën ta kalonin kufirin bashkë me familjarët e tyre, sa prej tyre vetëm dhe sa prej tyre ndërruan jetë rrugës duke vrarë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Sipas studimit të Marenglen Kasmit prej nëntorit 1944 deri në nëntor 1990 u arratisën nga Shqipëria nëpërmjet kalimit të paligjshëm të kufirit individualisht ose në grup së bashku me pjesëtarë të familjeve 13.692 persona, ku 4.472 ishin gra dhe fëmijë.

988 prej tyre, ose 7.8%, vdiqën ose u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Përveç tyre, në korrik të vitit 1990 u larguan nëpërmjet ambasadave të huaj në Tiranë 4.785 persona. Ndërsa rreth 800 të tjerë janë larguar jashtë shtetit me pasaportë si vizitorë dhe nuk janë kthyer më në Shqipëri.

Llogaritur së bashku, rezulton se nga Shqipëria arritën të largohen prej vitit 1944 e deri në fund të vitit 1990 afërsisht 18.289 persona./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here