Një video e veçantë tregon procesin e ngrirjes së një fluske sapuni brenda 30 sekondash, kur ekspozohet në një mëngjes të ftohtë kanadez, ku temperatura zbret deri në -28°C.
Klipi i shkurtër tregon se si fluska nis të formojë kristale në formë yjesh në të gjithë sipërfaqen e saj.
Këto kristale zmadhohen, derisa fluska ngurtësohet krejtësisht, duke formuar diçka që duket si një planet i ngrirë.