Telefonat e mençur assesi nuk duhet t’i mbani në xhep pasi që bateritë me litium-ion që gjenden në ta janë të ndjeshme në nxehtësi.

Në fakt, secila temperaturë më e lartë se 35 gradë Celcius (temperatura e njeriut është mbi 36 gradë) dukshëm e zvogëlon jetëgjatësinë e baterisë, pohojnë shkencëtarët gjerman.
Telefonat ftohen nga rrymimi i ajrit dhe kjo vlen edhe për kompjuterët të cilët mund të ngrohen nëse nuk ka ajër të mjaftueshëm të ftohtë në shtëpizë. Për këtë shkak nuk është gjë e mençur që laptopët t’i mbani në prehër.
Telefonat e mençur krahas xhepit nuk duhet t’i mbani afër radiatorëve dhe burimeve tjera të nxehtësisë.
– I rrezikshëm edhe për shëndetin: Wendy Holt, 51-vjeçare nga Berkshire kohë më parë dëshiroi ta paralajmërojë opinionin se mbajtja e telefonit në afërsi të trupit mund ta rrezikojë shëndetin. Ajo për më shumë se një dekadë e mbajti telefonin në sytjena pasi që kjo gjë “i dukej më afër duarve”.
Edhe pse tani hoqi dorë nga kjo shprehi, kjo është vonë pasi që ajo është diagnostifikuar me kancer në mushkëri dhe sipas parashikimeve ajo nuk do ta presë as ditëlindjen e 53-të. Ajo tha kjo nga kjo sëmundje u prek për shkak të mbajtjes së telefonit afër trupit për një kohë të gjatë.Share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here