Mijëra mutacione të ndryshme gjenetike janë lidhur me kancerin, por një analizë e re e pothuajse 10 000 pacientëve zbuloi se pavarësisht origjinës së kancerit, tumoret mund të ndahen në vetëm 112 nëntipe dhe se, brenda secilit nëntip, proteinat Master Rregullator që kontrollojnë gjendjen transkriptuese të kancerit ishin praktikisht identike, pavarësisht nga mutacionet specifike gjenetike të secilit pacient.
Një studim i botuar në “Cell” konfirmon që Master Rregullatorët sigurojnë logjikën molekulare që integron efektin e shumë mutacioneve të ndryshme dhe specifike për pacientët për të zbatuar gjendjen transkriptuese të një nëntipi specifik të tumorit, duke zgjeruar në masë të madhe fraksionin e pacientëve që mund t’i përgjigjen të njëjtit trajtim.
Konkretiksht kjo do të thotë se në vend që të kërkohen ilaçe që vënë në shënjestër gjenet që kanë pësuar mutacion dhe që lidhen me një nëngrup të vogël pacientësh, vëmendja duhet të përqendrohet te proteinat Master Rregullator, të cilat duhet të jenë në fokus të trajtimeve të reja.