Gjatë verës së vitit 2019 ishin thyer rreth 400 rekorde të temperaturave më të larta.
Kështu tregonin analizat e institutit të Kalifornisë në SHBA, “Berkeley Earth”.
Ndërsa, Universiteti i Lids në Mbretërinë e Bashkuar, pas një studimi mbi ritmin e shkrirjes së akullnajave, tregon se në 30 vitet e fundit toka ka humbur miliarda tonelata akull, e përafërt me një shtresë akulli prej 100 metra trashësi, e cila do të mbulonte sipërfaqen e Mbretërisë së Bashkuar.
Ekspertët e klimës rikujtojnë Kombet e Bashkuara mbi përmbushjen e objektivit të Marreveshjes së Parisit për ngrohjen globale.
Sipas ekspertëve, nëse shkrirja do të vijojë me këto ritme, toka në 2 dekadat e fundit do të humbasë disa ishuj të Atlantikut dhe Paqësorit si edhe kilometra të tëra nga brigjet detare.