Pranë një oazi, një vend para-bregdetar e shkretëtirë në Tsankilo të Perusë, ndodhet njëra prej ndërtesave më të mistershme në Amerikë –diçka ngjashme si kështjellë, e ndërtuar në kurrizin e një mali.

“Kështjella” përbëhet nga një rrjedh prej 13 kullash, të cilët duket sikur ruhen me këtë mënyrë nga Jugu. Për nga ana ushtarake, përforcimet nuk janë dhe aq të mira dhe të “mençura”, duke marrë parasysh se kanë shumë hyrje dhe nuk ka asnjë burim uji në brendësi të tyre. Veç kësaj, citon alb-observer.com, kullat janë ndërtuar disa qindra metra nga maja e malit, në vijë të drejt. Për këtë arsye, arkeologët propozuan në interpretim të ri.

Ndoshta ishte një vend faltoresh, apo një vend i observimit të diellit, siç dhe ai në Stonehenge. I vetmi fakt i pa thyeshëm, është ai se kullat kombinojnë perfekt me lindjen e diellit, pra ato vihen në një vijë të drejt, gjatë periudhës së verës dhe solstikut dimërorë, gjë e cila ka lozur një rol kryesor në shumë civilizime të lashta.

Shkencëtar nga Politeknikumi i Torinos (Politecnico di Torino) në Itali, arritën në të njëjtin përfundim, duke përdoru një program llogaritës, i cili është krijuar për të llogaritur pozicionin e diellit në qiell dhe sasinë e rrezatimit diellor që bie mbi panelet diellore.

Vërtet, pozicioni i kullës së parë korrespondon me agimin e diellit më 21 qershor dhe 21 dhjetor. Gjithashtu u vërtetua se hijet e kullave nuk rrëzohen gjithmonë në të njëjtin drejtim, ngaqë kullat gjenden në tropikë dhe gjashtëmujorin e parë të vitit tregojnë për në Veri, ndërsa gjashtëmujorin tjetër për në Jug. Kur dielli është në kulmin e tij, hijet zhduken.

Ndoshta, ngaqë bujqit e lashtë që jetonin aty mblidhnin informacione të dobishme gjatë periudhës së mbjelljes së drithërave. Por ajo çka vijon të mbetet mister është fakti se pse kullat janë 13-të!?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here