Sipas udhëpërshkruesit frëngo-italian Guillaume Marie Lejean, i cili kishte vizituar Shqipërinë në vitet 70-ta të shek. XIX, për të udhëtuar nga Prizreni për në Gjakovë është dashur të kalohet gjashtë orë më këmbë. Pak më shumë se në gjysmën e kësaj rruge, udhëpërshkruesi në fjalë kishte kaluar mbi një urë të vjetër me një funksion të shkëlqyeshëm, të hedhur me guxim mbi lumin Dri në fund të një gryke të ngushtë.

Sipas Lejean kjo urë dikur mbrohej nga nje ose dy kështjella romake. Në gjuhën shqipe ura është quajtur: “Ura e Shenjt” ose “Ura e Shenjtorit” (Oura Fchaït, le pont de Fchaï), emër ky që e bën parashikimin e një legjende. Në fakt, vendasit katolikë sipas udhëpërshkruesit në fjalë thonin se gryka e sipërpërmendur u hap nga Shën Nikolla, i cili dëshironte të bënte një hap të mençur mbi lumin Dri për qëllime të tharrjes së liqenin, që më parë kishte mbuluar rrafshin e atëhershëm të Gjakovës. Natyrisht se, janë ruajtur edhe versione të tjera gojore që ndërlidheshin ngushtësisht më historinë e ndërtimit të “Urës së Shenjt”, të cilave sipas udhëpërshkruesit Lejean padyshim se nuk i mungonte hijeshia…!

Burimi: Pamje e Urës së Shenjt, dizajnuar në vitin 1867 prej Hercule Louis Catenacci nga Ferrara, Itali. Dizajnimi është realizuar (ka të ngjarë) sipas një fotoje të urës së Mostarit në Bosne e Hercegovinë!

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here