Dorëshkrimi që mban datën 28 dhjetor 1913, është studim për familjen fisnike të Dukagjinëve: fillesat e saj, pema gjenealogjike, vendshtrirja e zotërimeve të tyre, kontributi i pinjollëve të saj në drejtimin e qëndresës antiosmane, etj. Studim i referuar në dokumentacionin e kohës, në traditën vendase, etj. Si njohës i mire i trevave ku shtriheshin zotërimet e familjes së Dukagjinëve, Gjeçovi ka realizuar disa ekspedita përnjohëse, për të evidentuar fortifikimet dhe toponimet që lidhen me Dukagjinët.

At Gjeçovi përmend një serë toponimesh dhe fortifikimesh (kala) në krahinën e Mirditës, që tradita vendase i lidh me Dukagjinët: Blinisht, Ndërfanë, Gëziq, Pshtjesh, Bisakë, Simon, Korthpulë, Ungrej, Qafë-Mali, Kimëz, etj. Në periudhën që shërbeu në Rubik, Gomsiqe, etj, Gjeçovi zbuloi shumë objekte arkeologjike në zona të ndryshme të Mirditës dhe jo vetëm: enë qeramike, armë, vegla pune, stoli, etj.

Objektet e zbuluara nga Gjeçovi kanë qënë pjesë e muzeut Françeskan në Shkodër. Prandaj me të drejtë është cilësuar nga studiuesit si një nga themeluesit e arkeologjis shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here