Herë pas herë pasuritë e kulturës arbëreshe janë bërë pjesë e artit kinematografik. E tillë është edhe dëshmia e mëposhtme, e sjellë në vëmendje nga studiuesi Francesco Marchiano, e filmit italian të vitit 1949 “Il lupo della Sila” (Ujku i Silas).

Në këtë film aktorja Silvana Mangano ka mbartur veshjen festive të grave arbëreshe me llambadhòr. Në të njëjtin film, në të tjera sekuenca shfaqen edhe gra të tjera arbëreshe në punët e tyre të zakonshme, të veshura me kostumet e përditshmërisë.

Filmi “Ujku i Silës” është një dramë italiane e vitit 1949 e drejtuar nga Duilio Coletti dhe krahas Mangano, protagonistë janë Amadeo Nazzari dhe Vittorio Gassman. Pjesa më e madhe e filmit u xhirua në La Sila në Kalabri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here